By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn
Bota

Ukraina thotë se e parandaloi një komplot rus për ta vrarë Zelenskyn

admin
Last updated: 07/05/2024 15:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpartalluar një komplot rus për ta vrarë presidentin, Volodymyr Zelensky, si dhe figura të tjera ushtarake dhe politike, tha të martën Shërbimi i Sigurisë Shtetërore i Ukrainës (SBU).

Dy kolonelë të Gardës Shtetërore të Ukrainës, e cila i mbron zyrtarët e lartë, u arrestuan nën dyshimin se po e zbatonin planin e përpiluar nga Shërbimi i Sigurisë Federale i Rusisë, sipas njoftimit.

Kolonelët në fjalë ishin rekrutuar para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, sipas SBU-së.

Vaysl Maliuk, shefi i SBU-së, u citua të ketë thënë se, sipas komplotit, parashihej një sulm para se presidenti rus, Vladimir Putin, ta bënte betimin për mandatin e pestë presidencial të martën.

Maliuk tha se ai personalisht e ka udhëhequr operacionin e fshehtë për ta parandaluar komplotin.

Pretendimet e Ukrainës për përpjekjet ruse për vrasjen e Zelenskyt nuk janë diçka e re.

Më 2022, Zelensky tha se kishte së paku 10 tentime për ta vrarë atë.

Ndërkohë, prokurorët në Poloni thanë muajin e kaluar se e kishin arrestuar një polak nën akuzat se ishte i gatshëm të spiunonte për inteligjencën ushtarake të Rusisë në një komplot të dyshuar për ta vrarë Zelenskyn.

SBU-ja tha se agjentët rusë të inteligjencës kërkonin anëtarë të ushtrisë ukrainase, që janë të afërt me sigurimin e presidencës, të cilët do të mundë ta merrnin peng presidentin dhe pastaj ta vrisnin më vonë.

Plani gjithëpërfshirës i komplotit ishte identifikimi i lokacionit të zyrtarëve të lartë ukrainas dhe sulmimi i tyre me predhë fillimisht, pastaj me dronë dhe raketa.

You Might Also Like

Radev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Kënetat historike të Irakut ringjallen ndërsa uji kthehet pas viteve të thatësirës

PE dhe KE arrijnë marrëveshje të përkohshme për IA

Rusia drejt paradës së 9 Majit pa tanke e raketa ndërsa popullariteti i Putinit shënon rënie

Metsola: 12 shtete duan të jenë pjesë e BE – së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në komunën e Mavrovës-Rostushë kanë votuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm
Next Article Kallëzim penal në Prokurorinë e Kumanovës ndaj 8 vetave për parregullsitë në Likovë (Dokument)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Rezoluta e Grave vulos përkushtimin e VLEN-it për fuqizimin e grave dhe familjes
Maqedoni
Ziadin Sela: Nëse ulen Mickoski e Filipçe, pse të mos ulen edhe liderët shqiptarë?
Maqedoni TOP LAJM
Nicole Varnes vizitoi Manastirin, fokus bashkëpunimi ekonomik dhe inovacioni
Maqedoni
PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje, pesë parti heqin dorë nga gara
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?