By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED) nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED) nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Maqedoni

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED) nënshkruan memorandum bashkëpunimi

admin
Last updated: 28/02/2024 16:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 28 shkurt – Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, bashkë me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Salajdin Salihi, dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, prodekanen për Arsim të po të njëjtit Fakultet, Prof. Dr. Nexhibe Nuhii dhe udhëheqësen e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Hatibe Deari – Zeqiri, realizuan takim pune me u.d. drejtorin e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), Mr. Farm. Spec. Lirim Shabani i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Mr. Farm. Marija Trajçuleski, Mr. Farm. Jehona Aliu – Shaqiri dhe Mr. Farm. MBA. Eleonora Pandova.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i falënderoi përfaqësuesit e MALMED për këtë vizitë duke u shprehur se qëllimi i Universitetit tonë është që të kemi kuadro të përgatitur për tregun e punës, sidomos në sferën e mjekësisë. Ndërkohë, drejtori i Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED) Mr. Farm. Spec. Lirim Shabani theksoi se ky bashkëpunim midis dy institucioneve do të mundësojë realizimin e kërkesave të studentëve, por edhe do të shfrytëzohet potenciali dhe eksperienca e profesorëve që ligjërojnë në Universitetin e Tetovës.

Ky bashkëpunim do të realizohet në fusha të ndryshme të punës, ndërsa vëmendje e veçantë do t’u kushtohet: punës në projekte zhvillimore – hulumtuese të realizuara përmes bashkëpunimit të ekipeve të ekspertëve dhe profesionistëve të përcaktuar nga palët nënshkruese dhe përgatitjes së punimeve të magjistraturës dhe të doktoratës nga studentët e Universitetit, në funksion të projekteve me interes të përbashkët.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi janë paraparë edhe aktivitetet konsultative dhe shërbimet e ekspertëve; veprimtaritë edukative, të realizuara përmes pjesëmarrjes së përbashkët në seminare dhe punëtoritë e organizuara në nivel të nënshkruesve të memorandumit, ose në nivel të zgjeruar me subjekte të tjera nga dhe jashtë Republikës, fushëveprimi i të cilave është në interes të nënshkruesve; informimi i ndërsjellë për ngjarjet me interes për nënshkruesit (ligjërata, seminare, mbrojtje të punimeve të magjistraturës dhe të doktoratës në fushën e shkencave farmaceutike) të organizuara nga ana e tyre; shkëmbimi i informacioneve për anëtarësimin në shoqatat profesionale vendase dhe ndërkombëtare; pjesëmarrja, koordinimi dhe veprimi i përbashkët në punën e tyre dhe në veprimtaritë që synojnë shënimin e festimeve të ndryshme, përvjetorëve, jubileve dhe të ngjashme.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shumica qeveritare nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për vazhdimin e afatit të pasaportave
Next Article Publikohet deklarata e përbashkët e Samitit për Ukrainën në Tiranë – dënohet agresioni rus

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?