By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor
Shqipëri

Ushqimet dhe qiratë, rritet inflacioni, shkoi në 3.2% për muajin qershor, doli edhe jashtë objektivit të Bankës për muajin qershor

admin
Last updated: 08/07/2026 20:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 8 korrik Zhurnal.mk – Për disa muaj me radhë inflacioni dukej se ishte stabilizuar, por qershori solli një sinjal tjetër. Rritja e çmimeve u përshpejtua në 3.2%, duke kaluar objektivin prej 3% të Bankës së Shqipërisë.

Kjo është norma më e lartë e regjistruar në muajt e fundit, duke treguar se presionet mbi koston e jetesës nuk janë zhdukur.

Por çfarë do të thotë konkretisht një inflacion 3.2%? Nëse një familje shpenzonte mesatarisht 50 mijë lekë në muaj për mallra dhe shërbime një vit më parë, për të njëjtën shportë sot i duhen rreth 1 mijë e 600 lekë më shumë. Kjo nuk do të thotë se çdo produkt është shtrenjtuar me 3.2%, por se, mesatarisht, niveli i përgjithshëm i çmimeve në ekonomi është rritur me këtë normë, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Shtrenjtimi i produkteve të përditshme që konsumojnë familjet shqiptare ka qenë faktori kryesor që shtyu inflacionin në rritje, të cilat ndikuan me 1.02% në totalin e treguesit. Pas tyre vijnë qiratë, uji, energjia elektrike, gazi dhe karburantet, të cilat kontribuan me 0.96 pikë përqindje, duke treguar se kostot e banimit vazhdojnë të rëndojnë buxhetet familjare.

Ndikim kanë dhënë gjithashtu transporti, restorantet dhe shërbimet e akomodimit, mobiljet dhe pajisjet e shtëpisë, pijet alkoolike dhe duhani, si edhe argëtimi, sporti dhe kultura, ndërsa i vetmi grup që ka shënuar ulje çmimesh është ai i veshjeve dhe këpucëve.

Rritja e inflacionit mbi objektiv vjen në një kohë kur Banka e Shqipërisë vijon të paralajmërojë se ekonomia mbetet e ekspozuar ndaj zhvillimeve jashtë vendit. Vetë institucioni qendror ka theksuar se pasiguritë në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike mund të sjellin presione të reja mbi çmimet, ndaj ecuria e inflacionit do të mbetet një nga treguesit kryesorë që do të udhëheqë vendimmarrjen e bankës qendrore.

You Might Also Like

Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare

Strik në PE për Shqipërinë: Dëgjova shqetësimet e protestuesve në Tiranë, Parlamenti s’duhet të pengojë drejtësinë dhe imuniteti i Ballukut të hiqet

Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s mbahet në Shqipëri

Samiti i NATO-s 2027 në Shqipëri, reagon Rama: Ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Rutte: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 614 mijë të punësuar në Maqedoninë e Veriut, mbi gjysma janë burra
Next Article LSDM: Ilaçi falas mungon, pacientët detyrohen ta blejnë shtrenjtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?