By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin
Shëndetësi

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

admin
Last updated: 28/11/2026 15:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelin e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë.

Contents
Peshku     Perimet e gjelbraKanellaVezëtKosiArrorëtBrokoliVaji i ullirit

Prandaj, çdo frut apo perime që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Më poshtë gjeni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.

Peshku     

Peshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet dhe acuget janë burimi më i mirë për yndyrnat Omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.

Të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Perimet e gjelbra

Perimet si spinaqi, lëpjetat dhe sallata e gjelbër janë plot me vlera ushqyese, por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi, perimet e gjelbra nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë që e mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë edhe nivelin e kolesterolit dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Kosi

Kosi është një nga produktet më të mira të bulmetit për personat me diabet.

Të dhëna të ndryshme kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron nivelit e sheqerit në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në sistemin tretës.

Arrorët

Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin. Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli

Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime të ndryshme kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbron qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu, vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimin e gjakut për një zemër më të shëndetshme.

You Might Also Like

Personat mbi 40 vjeç, duhet të konsumojnë këto ushqime

Pse nuk duhet ta mbani telefonin në dorë kur vraponi

Ulje-ngritjet tregues i mirë i shëndetit të zemrës

Si të shpëtoni nga dhimbja e dhëmbit me këto metoda natyrale

7 shenjat që mund të paralajmërojnë kancerin në mushkëri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ulje-ngritjet tregues i mirë i shëndetit të zemrës
Next Article Pse nuk duhet ta mbani telefonin në dorë kur vraponi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?