By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ushqimi në vend sigurohet nga importi, fermerët kërkojnë reforma për ringjalljen e bujqësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Ushqimi në vend sigurohet nga importi, fermerët kërkojnë reforma për ringjalljen e bujqësisë
Ekonomi

Ushqimi në vend sigurohet nga importi, fermerët kërkojnë reforma për ringjalljen e bujqësisë

admin
Last updated: 01/02/2025 16:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përderisa fushat mbeten bosh, Maqedonia e Veriut vazhdon të plotësojë shumicën e nevojave ushqimore nga importi. Sipas disa të dhënave, rreth 70% e tyre vijnë nga jashtë. Të dhëna shqetësuese nëse dihet se në vend të produkteve bujqësore të prodhimit vendas, qytetarët hanë domate, tranguj, speca nga Greqia, Turqia dhe Serbia. Për fermerët masat joadekuate vitet e fundit janë shkaktari kryesor. Sipas tyre, duhet të zbatohen reforma më të guximshme në bujqësi.

“Një nga masat do të ishte rritja e taksës për tokën e papunueshme, sepse jo vetëm që nuk kultivohen, por këto burime shtetërore duhet të shfrytëzohen ekonomikisht, të detyrojnë pronarët ose t’i japin me qira, t’i shesin me çmim të përshtatshëm ose shteti të përcaktojë që çdo sipërfaqe e papunuar duhet të raportohet ose shteti t’i menaxhojë dhe t’ua japë pa kompensim fermerëve që kanë interes t’i kultivojnë ato sipërfaqe”, tha Vanço Stojanoski – bujk.

Si një nga zgjidhjet Stojanoski e sheh ristrukturimin, përkatësisht organizimin e fermerëve në kooperativa, si dhe ndihmën më të madhe financiare për fermerët e rinj dhe investimin përmes edukimit.

“Nëse nuk ristrukturohemi në kooperativa, nuk ka gjasa që të arrijmë çmim të përshtatshëm në treg sepse kooperativat bujqësore do të sillnin përfitime të mëdha për fermerët, para së gjithash, blerja e mekanizimit më modern, trajnimi dhe blerja e preparateve dhe plehrave më të lira. Ne do të ishim në pozicion shumë më të mirë për të negociuar me blerësit. Gjithashtu nuk jemi të kënaqur me çmimet e blerjes”, shtoi Vanço Stojanoski – bujk.

Ministri i Bujqësisë tha se po zbatohet programi i ri.

“Tani jemi në fazën e zbatimit të programit të ri, me të cilin po punojmë me shoqatat bujqësore, me shkencën, me të gjithë fermerët nga të gjithë sektorët për të planifikuar se si do të ecim përpara vitin e ardhshëm. Pres që pas një cikli prodhimi të jemi në gjendje t’i matim rezultatet e efekteve. Këtë vit në fushën e subvencioneve po bëhen thjeshtëzime të caktuara burokratike që do të nënkuptojnë më pak humbje kohe për fermerët ndërsa nga ana tjetër po vendosen disa rregulla loje që do të nënkuptojnë rritje të prodhimit”, u shpreh Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

Fermerët i bëjnë thirrje shtetit, përmes ambasadave dhe atasheve ekonomike jashtë vendit, të punojnë në hapjen e tregjeve të reja të produkteve bujqësore vendase që nuk ka ndodhur me dekada.

You Might Also Like

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Protestë e re e bujqve në Strumicë

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoni

Inflacioni shkon në 3,4% në korrik, transporti kryeson rritjen e çmimeve me 8%

Ministria e Energjisë: Sistemi elektroenergjetik në vend është stabil dhe i sigurt

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përfshirja e të miturve në krime, dominon mosha 13 deri 18 vjeç. Mbi 100 të prangosur vetëm në Fier
Next Article Zgjedhja e Avokatit të Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?