By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare
Maqedoni

Vajza e kryeshefit të policisë në Medvegjë i quajti shqiptarët minj, Lutfiu i dërgon shkresë institucioneve ndërkombëtare

admin
Last updated: 13/11/2024 10:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka reaguar ashpër lidhur me një deklaratë që ka dhënë vajza e kryeshefit të stacionit policor në Medvegjë, lidhur me protestën e 3 nëntorit.

Lutfiu në një postim në Facebook ka shkruar se pas protestës, e njëjta i kishte quajtur shqiptarët minj.

“Pas protestës në Medvegjë kishte reaguar (sipas informaciove tona) vajza e kryeshefit të stacionit policor në Medvegjë, e cila është police. Në fillim të reagimit të saj ajo kishte deklaruar: “Prej nga gjithë kjo liri, kush po i jep mbështetje këtyre minjëve dhe deri ku do shkojnë”. Pastaj: “Policët bënë një punë të shkëlqyer dhe pasivizuan adresat e tyre””, ka shkruar Lutfiu

Ai ka shtuar se për këto deklarata skandaloze do t’i dërgojë shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, OSBE-së, Ambasadës Amerikane në Beograd dhe zyrës së BE-së.

“Imagjinoni, një zyrtare i quan bashkëqytetarët e saj minjë, dhe i lavdëron kolegët e saj pse i pasivizuan mijëra qytetarë shqiptarë.

Lidhur me këto deklarata skandaloze sot do t’i dërgoj shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, OSBE-së, Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrës së BE-së.

Prezenca dhe angazhimi i saj do duhej të siguronte siguri për gjithë qytetarët, ndërsa ajo nxit urrejtje, prandaj duhet të suspendohet nga puna sa më parë. Të shtypur po, të nënshtruar JO!”, ka shkruar Luftiu.

Të indinjuar prej viteve të tëra të diskriminimit prej autoriteteve të Serbisë, shqiptarët protestuan më 3 nëntor në komunën e Medvegjës në Luginën e Preshevës. Protesta ishte e treta në muajt e fundit, pas protestave të mbajtura në dy komunat tjera në Luginën e Preshevës me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Protestuesit kanë marshuar deri te stacioni policor në Medvegjë, të prirë prej liderëve të tyre politikë, dhe kanë vendosur pankarta shkruar shqip: “Kthema Adresën”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Ai bën gjëra që nuk duhet”, ish-trajneri i Real Madridit e akuzon Viniciusin për provokime
Next Article Ekrani i ri i LG-së “shtrihet nga 12 në 18 inch” – pa humbur cilësinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?