By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit. “Politikë antiserbe” thotë Daçiq
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit. “Politikë antiserbe” thotë Daçiq
Maqedoni

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit. “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

admin
Last updated: 16/04/2024 09:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 prill – Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e dhënë dje se vendi do të jetë një nga bashkësponzoruesit e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, ka nxitur reagime nga Beogradi zyrtar. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e vlerësoi si “paturpësi” dhe e pyeti nëse donte të dorëzonte një Rezolutë për gjenocidin e serbëve në Jasenovac, së bashku me Serbinë.

“Ky është cinizmi që ekziston në zonat tona, se është e rëndësishme të bëhet një politikë antiserbe dhe mbi të gjitha, ata na ftojnë të marrim pjesë në të. A duhet të jemi në anën e nazistëve që të respektohemi”, tha Daçiq në TV B92.

Vendimin e kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut e ka komentuar edhe ish shefi i BIA-s dhe ish ministri serb i Mbrojtjes, Aleksanda Vulin.

“Maqedonasit veriorë e dinë se vota e tyre nuk do të thotë asgjë as për emrin apo gjuhën e tyre, ata duhet të kishin abstenuar nëse nuk mund ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.

Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të serbëve në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar linjën e reagimeve nga Beogradi. “Fakti që Aliu, Bujari, Talati… punojnë kundër serbëve, të kundërtën nga vullneti i maqedonasve, është shkatërrues për shtetin”, thuhet në reagimin e Stoilkoviqit.

Maqedonia e Veriut është kosponsor, së bashku me Gjermaninë, SHBA-në dhe vende të tjera, të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 1995.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një 28-vjeçare nga Shkupi është rrahur nga bashkëshorti dhe prindërit e tij
Next Article Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?