By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Van Damme thotë se ka simpati për Putinin: Dua të shkoj në Rusi dhe të bëhem ambasador i paqes atje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Van Damme thotë se ka simpati për Putinin: Dua të shkoj në Rusi dhe të bëhem ambasador i paqes atje
Showbizz

Van Damme thotë se ka simpati për Putinin: Dua të shkoj në Rusi dhe të bëhem ambasador i paqes atje

admin
Last updated: 18/04/2025 11:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në një video të publikuar në Telegram nga gazetarja pro-ruse me origjinë nga Ukraina, Diana Panchenko, aktori dhe ish-bodybuilderi Jean-Claude Van Damme i është drejtuar presidentit rus Vladimir Putin me një mesazh të pazakontë, duke shprehur dëshirën për të vizituar Rusinë si një “ambasador i paqes”.

Panchenko, e cila në vitin 2023 u akuzua për tradhti nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ndau videon ku Van Damme shprehet se është i gatshëm të shkojë në Rusi për të përçuar mesazhe paqeje, shkruan Euronews.

“Ne duam të vijmë në Rusi. Do të përpiqemi ta bëjmë këtë ashtu siç dëshironi ju, si një ambasador i paqes. Do ta doja shumë këtë… Do të ishte nder për mua të mbaja një titull të tillë”, – tha aktori belg.

Më tej, ylli i filmave aksion rrëfen një histori disi të çuditshme për një takim të mëparshëm me Putinin në një ngjarje të arteve marciale në Sochi, ku, sipas tij, “këpucët e tyre u prekën”. Van Damme ka vizituar më parë Rusinë në vitet 2007 dhe 2010, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive.

Në fund të videos, i njohur si “Muskujt nga Brukseli”, ai përmbyll mesazhin me fjalët: “Le ta bëjmë këtë. Ambasador i paqes. Nuk do të flasim për politikë – vetëm për paqe, sport dhe lumturi. Ju duam shumë”.

Van Damme mbyll mesazhin duke dërguar një puthje drejt Rusisë dhe një tjetër “të madhe për Putinin dhe familjen e tij”.

Përtej deklaratave të tij të shprehura me adhurim për Rusinë, Jean-Claude Van Damme është përfshirë edhe në një skandal që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Fillim këtij muaji, aktori u përfol se kishte pasur një takim me disa persona të dyshuar për trafikim seksual – të cilët i ofruan “dhuratë” pesë modele rumune për marrëdhënie seksuale.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, Jean Claude Van Damme dhe Vladimir Putin në Shën Petersburg, Rusi – 14 prill 2007 (Foto: AP)

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT) thuhet se ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Van Damme, duke pretenduar se ngjarja ka ndodhur në Kanë, ndonëse pa specifikuar një datë të saktë.

Sipas avokatit Adrian Cuculis, i cili përfaqëson një prej viktimave të supozuara: “Në një ngjarje të organizuar nga Jean-Claude Van Damme në Kanë, disa shtetas rumunë – aktualisht nën hetim për krijimin e një grupi kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni – dyshohet se i kanë ofruar Van Damme pesë gra rumune, modele të njohura në vendin e tyre, për marrëdhënie seksuale”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai shtoi gjithashtu se “personi që i ka marrë këto ‘shërbime’ ka qenë në dijeni të gjendjes së tyre”.

Van Damme ka mohuar çdo përfshirje të qëllimshme në këtë çështje, duke deklaruar përmes agjentit të tij, Patrick Goavec, se akuzat janë “të pabazuara”.

“Jemi informuar për disa artikuj që flasin për një lidhje të supozuar në Kanë që përfshin zotin Jean-Claude Van Damme”, thuhet në deklaratë. “Faktet e raportuara janë qesharake dhe të pavërteta. Z. Van Damme nuk dëshiron të komentojë apo të ushqejë këtë thashethem, i cili është po aq absurd sa edhe i pabazë”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Prishja e miqësisë me Kiara Titon, Dojna Mema flet për herë të parë

U raportua se Sara Gjordeni dhe Bardhi janë ndarë, kjo është e vërteta

Albumi i ri i Taylor Swift thyen rekord të shitjes

Prej 3 muajsh në burg në Dubai, Cllevio i Tik Tok pranon ekstradimin – Nis përballjen me ligjin në Shqipëri

Reagimi i Rita Orës kur në një emision i lëshohet kënga e Dua Lipës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Next Article BDI: Histori pa shqiptarë – Programi i ri për klasën e VII-të i fshin shqiptarët nga tekstet shkollore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?