By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë
Bota

Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë

admin
Last updated: 01/09/2026 16:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Bled, 1 shtator, argument.mk/ – Serbia do t’i mbyllte praktikisht vetes, derën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse do të zhvillonte një ceremoni varrimi për kriminelin e luftës Ratko Mladiç me nderime të plota shtetërore dhe ushtarake, deklaroi dje kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, sipas medias serbe “N1 Info RS”.

Duke folur në kuadër të Forumit Strategjik, në Bled, Slloveni, Plenkoviç tha se e kuptonte që vendimi ende nuk ishte përfundimtar, por dënoi idenë e një ceremonie të tillë.

Ai theksoi se Mladiçi ishte një kriminel lufte, i cili kishte komanduar forcat serbe në Knin dhe mbante përgjegjësi për disa nga krimet më të rënda, të kryera në Skabrnja dhe zona të tjera të Kroacisë.

“Në aspektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo do të ishte njësoj sikur t’i mbyllnin derën vetes”, deklaroi Plenkoviç.

Ai shtoi se e kishte diskutuar këtë çështje edhe me disa prej pjesëmarrësve në forumin e zhvilluar në Slloveni, raportoi agjencia kroate “Hina”.

Ndërkohë, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila mori pjesë gjithashtu në forum, deklaroi se glorifikimi i kriminelëve të luftës, bie ndesh me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet që synojnë anëtarësimin.

“Ratko Mladiçi u shpall fajtor si kriminel lufte dhe u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet kundër njerëzimit. Mbi këtë bazë do të vlerësojmë atë që ndodh në Serbi”, tha Kos.

You Might Also Like

50 mijë euro për çdo lindje, Singapori synon të frenojë rënien e lindshmërisë

2026-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në BM

Norvegjia bëhet me Mbret të ri

Mbahet në Bishkek Takimi i 26-të i OBSh

Kronologjia e hipokrizisë politike në Serbi – nga mbrojtja dhe arrestimi, deri te glorifikimi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 2026-a viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në BM
Next Article Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?