By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdojnë gjykimet kundër Merkos për emërim joligjor të drejtorëve në disa shkolla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdojnë gjykimet kundër Merkos për emërim joligjor të drejtorëve në disa shkolla
MaqedoniTOP LAJM

Vazhdojnë gjykimet kundër Merkos për emërim joligjor të drejtorëve në disa shkolla

admin
Last updated: 10/04/2025 08:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 10 prill – Në Gjykatën Themelore në Strugë, sot duhet të vazhdojnë proceset gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për emërim joligjor të drejtorëve në shkollat fillore në Komunën e Strugës.

Në një lëndë janë bashkuar shkoillat në Labunishtë, Radolishtë, Podgorcë, ndërsa për shkollat në Veleshtë dhe për “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë zhvillohen dy lëndë të ndara.

Në rastin e shkollës “Zini Hani” në Veleshtë, përveç Merkos, akuzohen edhe katër persona të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas aktakuzës, përveç emërimit të paligjshëm të Egzona Shej si drejtoreshë, ajo akuzohet edhe për falsifikim diplomash.

Në rastin e SHF “Vëllezërit Miladinovci”, Merko akuzohet për emërimin e paligjshëm të Albana Zhutës si ushtruese detyre drejtoreshë e shkollës, megjithëse nuk i ka plotësuar kërkesat, gjegjësisht nuk ishte emëruar nga radhët e punonjësve, nuk e kishte kaluar provimin e drejtoreshës dhe nuk kishte certifikatë përkatëse të njohjes së gjuhës angleze.

Dëshmitarët në këto raste, të cilët, sipas gjyqtarit të shkallës së parë Jordan Jovanov, nuk u paraqitën në gjykimet e mëparshme për arsye të pajustifikuara, duhet të shoqërohen sot me ndihmën e policisë.

Dje kundër Merkos u zhvilluan dy seanca gjyqësore, për blerjen e një automjeti Audi A6 për nevojat e komunës dhe për vendosjen e paligjshme të një pllake përkujtimore në ndërtesën e komunës. Ai është gjithashtu në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në korrupsion. Ndaj tij janë ngritur disa (nëntë) akuza për shpërdorim detyre.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Panel diskutim “Ndikimi i rritjes së kapitacionit ndaj mbrojtjes primare shëndetësore”
Next Article Kuvendi po shqyrton kandidaturat për anëtarë të këshillit programor të RTVM-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?