By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia” tre mjekë përballë drejtësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia” tre mjekë përballë drejtësisë
Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia” tre mjekë përballë drejtësisë

admin
Last updated: 26/08/2026 11:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 gusht, argument.mk/ – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia”, ku ish-drejtori i Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev, si dhe onkologët Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.

Seancën e drejton gjykatësja Snezhana Markovska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja publike Marija Gjorgjeva nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.

Në seancën e kaluar, me propozim të mbrojtjes, u dëgjua eksperti Vladimir Danillovski. Ai sqaroi se ekspertiza e tij nuk kishte të bënte me përzgjedhjen e terapisë onkologjike, por me përcaktimin e pasojave të mundshme nga trajtimi i aplikuar.

Sipas tij, duhej të përcaktohej nëse ekzistonte dëm konkret i provuar, nëse terapia kishte çuar në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, nëse kishte përshpejtuar përfundimin fatal dhe nëse ekzistonte lidhje e drejtpërdrejtë shkak-pasojë ndërmjet vendimit konkret të mjekut dhe pasojës së shkaktuar.

Eksperti theksoi se në raste të tilla nuk mjafton vetëm konstatimi i devijimit nga udhëzimet për dozimin ose përdorimin e barnave. Duhet të dëshmohet edhe lidhja shkakësore ndërmjet veprimit të mjekut dhe pasojës së shkaktuar te pacienti.

Vasev, Cërvenkova dhe Jakimovski akuzohen për vepra të rënda të vazhdueshme kundër shëndetit të njerëzve dhe trajtim të pakujdesshëm. Sipas aktakuzës, te gjithsej 47 pacientë janë aplikuar terapi të papërshtatshme, me devijime në dozimin e barnave dhe pa vlerësim adekuat të gjendjes së tyre shëndetësore.

Procedura fillimisht përfshinte edhe onkologen Meri Peshevska, e cila pranoi fajësinë dhe u dënua me dy vjet burg me kusht.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga Shkupi në botë: Gonxhe Bojaxhiu dhe mesazhi se humanizmi nuk njeh kufij
Next Article BDI: Gjuha e Stojançe Angellovit shkel mbi plagët e vitit 2001 dhe flet për një mendësi të rrezikshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?