By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vazhdon shtyrja e afateve për mbërritjen e terapisë biologjike në Onkologji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vazhdon shtyrja e afateve për mbërritjen e terapisë biologjike në Onkologji
Maqedoni

Vazhdon shtyrja e afateve për mbërritjen e terapisë biologjike në Onkologji

admin
Last updated: 06/02/2025 20:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 shkurt – Premtimet se do të kompletohet e gjithë terapia biologjike për pacientet e Onkologjisë shtyhen nga java në javë. Terapia e fundit që mungonte u tha se do të arrinte të hënën, por tani autoritetet shëndetësore nuk janë të sigurt se është kompletuar e gjithë terapia.

“Мendoj se po, ajo që është me problem të distribuimit nuk jam i sigurt, por mund të kontrolloj dhe të ju them” , tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Drejtori i Fondit Shëndetësor, ndër të tjera theksoi se Qendra e re Klinike për momentin nuk do të bëhet, dhe janë në shqyrtim e sipër që klinikën e “8 Shtatorit” ta bëjnë qendër rajonale.

“Për momentin ideja për Qendër të re Klinike pauzohet, që të shohim se cilat janë nevojat. E para, demografia jonë është në rënie, me kalimin e viteve kemi një popullsi gjithnjë e më të vogël kështu që duhet ti shikojmë si numrin e të siguruarve ashtu edhe të pacientëve. Së dyti, disa nga kapaciteteve nuk shfrytëzohen ashtu siç duhet. Në të gjitha objektet ekzistuese në Maqedoni, më afër standardeve për diçka më shumë, përfshirë një klinikë universitare është 8 shtatori”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor.

Gjithashtu Klekovski njoftoi se janë në negociata për uljen e kufirit të moshës për pacientët që marrin ilaçin Trikafta, nga 12 në 6 vjeç. Me buxhetin e siguruar për vitin 2025, i cili është 53.5 miliard denarë, dhjetë institucionet shëndetësore publike që do të përfitojnë më shumë buxhet janë Klinika Onkologjike, Klinika e Fëmijëve, Klinika “8 Shtatori”, Shtëpia e Shëndetit Shkup, Spitali klinik i Tetovës, Spitali i Manastirit, Spitali klinik i Shtipit, Spitali i Prilepit dhe Klinika e Hematologjisë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Çfarë janë Karnavalet Ilire që mbahen nē Bozovcë të Tetovës dhe si festohen?
Next Article Rreth 100 nxënës bojkotojnë mësimin në Podgorcë të Strugës, kundërshtojnë emërimin e drejtorit të ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?