By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Maqedoni

Vendet e Ballkanit, thirrje Uashingtonit për mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit

admin
Last updated: 05/02/2025 18:42
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 5 shkurt – Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e democracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. Ata folën në një Forum për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kogres dhe shprehën nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Donald Trump mes sfidave madhore globale.

Anëtari republikan i Kongresit, Pete Sessions, një nga organizatorët e diskutimit i tha Zërit të Amerikës se është në interesin e Shteteve të Bashkuara që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të suksesshme dhe të pavarura, sidomos nga ndikimi i Rusisë.

“Mendojmë se është e rëndësishme që miqtë tanë, miqtë e Amerikës të jenë së bashku. Anëtarët e Kongresit janë një pjesë e rëndësishme për të dërguar sinjalin e rëndësisë që ka rajoni për stabilitetin e kontinentit të Evropës, por edhe për interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha zoti Sessions.

Zoti Sessions tha se ligjvënësit si ai vetë, do t’ia përcjellin këtë mesazh administratës së re dhe Sekretarit të ri të Shtetit, Marco Rubio, ashtu si edhe atë të rrezikut të dezinformimit nga Moska dhe Pekini.

“Sekretari (Rubio) duhet të sigurohet që kjo të jetë një përparësi e administratën së re. Synimi i Donald Trumpit është që të gjithë të kenë një të ardhme më të mirë jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por ta shohin Amerikën si mikun e tyre”, tha ai.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu i cili organizoi takimin së bashku me anëtarin e Kongresit Sessions dhe kolegun e tij republikan Robert B. Aderholt, tha për Zërin e Amerikës se dezinformi është vetëm një elementi rrezikut.

“Kemi një grup aktorësh që duan të bëjnë një zhvendosje të gjeopolitikës, në mënyrë të veçantë Kina, Rusia dhe Irani, por edhe vende të tjera dhe përballë kësaj unë mendoj se duhen ndërtuar rrugë komunikimi ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për vendin e saj dhe rajonin në përgjithësi, për të cilin tha se është në një gjendje të brishtë.

“Tani që Presidenti Trump është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, përmes formulës së tij paqe përmes forcës, është e rëndësishme që Amerika të tregojë udhëheqje të vërtetë jo vetëm ndaj miqve të vërtetë por edhe atyre që po sjellin pranë rajonit tonë Rusinë, Kinën dhe Iranin”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidentja Osmani i referohej Serbisë. Analisti i Ballkanit Edward Joseph paralajmëroi gjithashtu për rolin e Beogradit, duke i bërë thirrje Presidentit Trump që të dallojë miqtë e vërtetë nga ata të rremë siç u shpreh ai.

“Kujdesuni për interesat amerikane. Dhe mos u mashtroni nga dikush që thotë se ju admiron dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me ju. Por pas shpinës suaj, në fakt ndërton marrëdhënieve më të ngushta me Kinën dhe çon përpara agjendën ruse dhe serbe”.

Zoti Joseph tërhoqi gjithashtu vëmendjen për qëndrimin e qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Kryeministri Kurti ka përgjegjësinë të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara. Ai nuk e ka bërë këtë. Dhe ai ka përgjegjësi t’u tregojë serbëve të Kosovës se janë qytetarë të plotë dhe një të ardhme të plotë në Republikën e Kosovës. Dhe ai nuk e ka bërë absolutisht këtë”.

Përfaqësuesi i Serbisë, Vladimir Marinkovic, ish-kryeparlamentar i vendit, hodhi poshtë akuzat ndaj vendit të tij dhe tha se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim me administratën Trump.

Deputeti i shumicës së Parlamentit të Shqipërisë Damian Gjiknuri shprehu gadishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim me administratën e re amerikane dhe nevojën e forcimit të demokracisë.

“Theksuam që një Amerikë e fortë, siç ka thënë Presidenti Trump ‘Amerika e Para’, mendoj që do të jetë edhe një aleancë e fortë, sepse ne ngjarjet nuk mund t’i kontrollojmë, por reagimin mbi ngjarjet aleanca do të mund ta bëjë shumë më mirë. Patjetër që Shqipëria është një anëtare i denjë aktive e NATO-s, do të bëjë pjesën e saj për paqen dhe sigurinë. Por dhe mesazhi që dhashë dhe që doli qartë nga kjo tryezë është dhe forcimi i demokracive. Nëse do të kemi demokraci dhe institucione të forta, do të kemi edhe një familje më të shëndoshë demokratike”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Në kushtet e sfidave madhore globale në botë, pjesëmarrësit në Forum e vunë theksin tek nevoja e koordinimit në të gjitha nivelet mes vendeve të tyres, si edhe forcimit të aleancave madhore perëndimore.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nënkryetari i Kuvendit, Milloshoski flet në Kongresin amerikan për sigurinë në Europë
Next Article Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?