By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendi i vetëm në Europë me kosto më të ulët të jetesës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendi i vetëm në Europë me kosto më të ulët të jetesës
Maqedoni

Vendi i vetëm në Europë me kosto më të ulët të jetesës

admin
Last updated: 01/05/2024 18:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 maj – Republika e Maqedonisë së Veriut qëndron në listën e vendeve me kosto më të ulët të jetesës në nivel europian, në kategorinë e vendeve me shpenzime më të ulëta të jetesës, tregojnë të dhënat e organizatës amerikane “World Population Review”. Kjo organizatë ka publikuar një listë të vendeve evropiane sipas kostos së jetesës, të renditur nga më të shtrenjtat tek më të lirat. Lista për mbledhjen e të dhënave për popullsinë dhe demografinë globale përfshin 41 vende evropiane.

Llogaritja është bërë duke krahasuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Nju Jork, duke marrë parasysh pesë kritere – koston e jetesës në përgjithësi, çmimet e qirasë, çmimet e ushqimeve, çmimet e restoranteve dhe indeksin e çmimeve të prodhimit.

Sipas kësaj përllogaritjeje, vendet më të shtrenjta për të jetuar janë Zvicra dhe Islanda. Ata ndiqen nga ishujt Jersey dhe Guernsey ndërsa në vendin e pestë qëndron Irlanda.

Ndër dhjetë vendet më të shtrenjtat janë Norvegjia, Luksemburgu, Danimarka, Holanda dhe Britania e Madhe. Austria është në vendin e 11-të dhe Gjermania në vendin e 12-të.

Vendi me koston më të ulët të jetesës është Bjellorusia. Pak më lart janë dy vende ndërluftuese – Ukraina dhe Rusia, të ndjekura nga Maqedonia dhe Moldavia.

Bullgaria rënditet e 36-ta, duke e bërë atë anëtarin më të lirë dhe më të varfër të Bashkimit Europian. Pak sipër saj në vendin e 35-të është Rumania, ndërsa Serbia në vendin e 34-të.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia është më e shtrenjta për të jetuar dhe është në vendin e 25-të. Së bashku me Slloveninë, jetën më të shtrenjtë në vendet e rajonit e ka Kroacia, e cila është në vendin e 29-të. Ata pasohen nga Mali i Zi në vendin e 31 dhe Hungaria 32.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet
Next Article Armend Ramadani zhvendoset në Kosovë për të vazhduar veprimtarinë e tij

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?