By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për riciklimin e mbetjeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për riciklimin e mbetjeve
Maqedoni

Vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për riciklimin e mbetjeve

admin
Last updated: 16/01/2025 18:22
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 janar – Përskaj faktit se Bashkimi Evropian deri më tani ka investuar mbi 50 milionë euro për ndërtimin e qendrave të riciklimit për mbetjet në vend, përsëri Maqedonia e Veriut ka ngecje dhe vonesa në riciklimin e mbetjeve. Bashkimi Evropian thotë se vendi ka një kapacitet të ulët absorbues dhe kërkon përshpejtim të infrastrukturës për mbetjet.

“BE-ja deri tani është mobilizuar dhe e ka mbështetur vendin me më shumë se 50 milionë euro ndihmë për të ndërtuar atë infrastrukturë, por më duhet të them se kapaciteti absorbues në vend është shumë i ulët. Jemi duke parë vonesa shumë të mëdha në ndërtimin e këtyre kapaciteteve infrastrukturore. Ata kërkojnë procese të gjata planifikimi dhe specifikimet të jenë siç duhet. Do të donim të shikojmë një shpejtësi më të madhe në realizimin e këtyre proceseve. Gjithashtu nevojitet ngritje e vetëdijes publike me fushata,” tha Steffen Hudolin, delegacioni i Bashkimit Evropian.

Për kritikat e Bashkimit Evropian, Ministria e Ekologjisë thotë se në vend implementimi i riciklimit është sfidë në vete, pasi kjo nuk varet vetëm nga ata. Problematike në të këtë rast theksohet edhe mungesa e inspektorëve.

“Ajo që është sfidë e madhe tek ne është implementimi. Pra, implementimi nuk varet vetëm nga Ministria e Mjedisit, por para së gjithash varet nga qytetarët, ne si qytetarë duhet ta respektojmë ligjin, më pas komuniteti i bizneseve, të cilët aplikojnë për leje, përderisa i plotësojnë kushtet, ne kemi dhënë leje për përpunimin e mbetjeve. Dhe sigurisht është e nevojshme ngritja e vetëdijes publike, që ne tani kemi filluar të punojmë…9:28 Kapaciteti i inspektorëve me të vërtet është shumë i dobët, nevojitet më shumë njerëz, por jemi duke punuar edhe për këtë çështje,” u shpreh Ana Karanfilova Maznevska përfaqësuese e Ministrisë së Ekologjisë.

Në vend ka shumë deponi që kanë mbetje me rrezik të lartë, prej 54 deponive 16 janë me rrezikun më të lartë, ndër ato është deponia e Ohisit që ka mbetje të Lindanit dhe miniera e arsenit në fshatin Llojan të Komunës së Likovës. Për këtë të fundit Qeveria e kaluar kishte paraparë fonde për dislokimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme kimike, por deri në përfundim të mandatit nuk ndërmorën asgjë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article S’ka garanci për mos rritjen e çmimeve
Next Article Hapet ambulanta në Kodrën e Diellit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?