By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendimi i formës së prerë i Apelit në Britaninë e Madhe: Berisha mbetet non grata, nuk lejohet apelimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vendimi i formës së prerë i Apelit në Britaninë e Madhe: Berisha mbetet non grata, nuk lejohet apelimi
Shqipëri

Vendimi i formës së prerë i Apelit në Britaninë e Madhe: Berisha mbetet non grata, nuk lejohet apelimi

admin
Last updated: 11/12/2024 10:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Apelit në Londër-Divizioni Civil sipas dokumenteve të disponuara nga Top Channel, nuk ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të apeluar vendimin e SIAC Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni” që la në fuqi vendimin e ndalimit nga Home Office për të hyrë në Britaninë e Madhe.

Avokatët e Berishës, kryetar i PD-së, nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e zotit Berisha.

SIAC e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Dokumentet e Gjykatës së Apelit në Londër tregojnë se më 15 Gusht 2024 avokatët e zotit Berisha iu drejtuan kësaj gjykate për të marrë leje në apelimin e vendimit të SIAC.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon vendimin e marrë në 23 Tetor 2024 nga gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing, e cila refuzoi kërkesën e zotit Berisha për të apeluar vendimin e SIAC.

E si pasojë ai vendim jo në favor të zotit Berisha mbetet në fuqi duke i ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Avokatët e zotit Berisha kërkuan leje për të apeluar duke ngritur tre pretendime për shkelje të ligjit nga SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”.

1-SIAC gaboi në ushtrimin e diskrecionit të tij’ kur hodhi poshtë një kërkesë për zbulimin e çdo materiali që Sekretari i Shtetit kishte në datën e vendimit fillestar, kur tregoi se persona të tjerë përveç Apeluesit kishin lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionit.

2-SIAC gaboi edhe në ushtrimin e diskrecionit të tij duke u shprehur se një letër e shkruar për avokatët e Apelantit, nga GLD e datës 8 mars 2024 nuk ishte vendim i ri i cili mund të kundërshtohej pasi nuk ishte marrë personalisht nga Sekretari i Shtetit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në pikën 40 të vendimit gjykatësja Justice Elisabeth Laing mbërrin në përfundimin se “nuk ka arsye bindëse për të shqyrtuar apelin e propozuar”.

Ky vendim vulos njëherë e mirë betejën e humbur juridike të zotit Berisha përballë vendimit të ndalimit të hyrjes në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha për apelin e humbur në SIAC e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiwalla & Co, një shumë prej rreth 400.000 euro.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Barcelona e gatshme të ofrojë dy lojtarë për Enzo Fernandez, por Chelsea refuzon ta shesë yllin argjentinas
Next Article Detajet e ndarjes së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly: Ajo gjeti mesazhet që i dërgonte grave të tjera

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?