By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut
Kosovë

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 09:23
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një përgjigje me shkrim, Gjykata ka rikujtuar se më 5 maj 2026 Trupi Gjykues nxori urdhër me të cilin afati për shpalljen e aktgjykimit u shty deri më 20 korrik.

“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

Sipas Rregullës 159(1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nëse rrethanat e rastit kërkojnë më shumë kohë sesa afati fillestar prej 90 ditësh, periudha shtesë nuk duhet të kalojë 60 ditë, përveç rasteve kur ekziston nevojë e domosdoshme për një shtyrje të mëtejshme.

Gjykata ka theksuar se “nëse Trupi Gjykues në këtë rast përcakton se nevojitet kohë shtesë, një vendim i tillë do t’u njoftohet palëve dhe do të bëhet publik”, raporton Euronewalbania.

Gjykata në Hagë është akuzuar në Kosovë për trajtimin e padinjitetshëm të katër të burgosurve, por zëdhënësja Angela Grip ka përmendur vizitat humanitare të lejuara për të paraburgosurit.

“Korniza Ligjore e Dhomave të Specializuara u mundëson të paraburgusorve të paraqesin kërkesë për vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Gjykatësit e miratuan këtë rregull bazuar në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve. Deri tani, gjykatësit e Dhomave të Specialziuara kanë urdhëruar 14 vizita të të paraburgosurve në Kosovë, që janë organizuar dhe zbatuar nga gjykata, si për shembull, për t’i mundësuar një të paraburgosuri të vizitonte një të afërm të sëmurë ose për të nderuar kujtimin dhe për të qenë pranë anëtarëve të familjes pas vdekjes së një të afërmi. Në rastin e zotit Thaçi p.sh., janë kryer katër vizita të tilla”, tha Angela Grip, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbahen në Hagë që prej nëntorit 2020, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së
Next Article Shenjat që jep trupi kur diçka nuk shkon
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?