By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vepra e artistes Neda Saeedi ekspozohet në mënyrë permanente në Sheshin e Lidhjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Vepra e artistes Neda Saeedi ekspozohet në mënyrë permanente në Sheshin e Lidhjes
Kulturë

Vepra e artistes Neda Saeedi ekspozohet në mënyrë permanente në Sheshin e Lidhjes

admin
Last updated: 16/09/2024 09:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Vepra artistike e titulluar “Në thellësinë e natës qielli sheh diellin” e autores Neda Saeedi që vitin e shkuar ishte ekspozuar në Sheshin e Lidhjes në kuadër të edicionit të 4-të të Autostrada Biennale do të qëndroj edhe për një kohë të gjatë në këtë lokacion.

Autoritetet lokale së bashku me artisten dhe drejtuesit e Autostrada Biennale gjatë fundjavës me një ceremoni kanë bërë të ditur se kjo vepër do të qëndroj e ekspozuar në mënyrë permanente.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se është realizuar “inaugurimi i veprës së artistes Neda Saeedi në qendër të Prizrenit, si pjesë e koleksionit tashmë permanent të Autostrada Biennale, që ia shton sharmin qytetit”.

“Përgëzoj Autostradën Biennale që vazhdimisht promovon artin bashkëkohor dhe përfshin Prizrenin në dialogun ndërkombëtar të artit”, është shprehur Totaj.

Ideja për ekspozimin permanent të kësaj vepre ishte diskutuar prej vitit të shkuar, kur kryetari Totaj pati vizituar disa vepra artistike të realizuara në kuadër të edicionit të 4-të të Autostrada Biennale.

Asokohe pat shprehur bindjen se vepra e artistes Saeedi e ka zbukuruar sheshin dhe se është prodhuar enkas për këtë vend, prandaj dhe pat kërkuar që të ekspozohet në mënyrë të përhershme.

Në tekstin e shkruar nga njëra prej kuratoreve të edicionit të 4-të të Autostrada Biennale, Övül Ö. Durmuşoğlu thuhet se Neda Saeedi krijon mjedise me bazë skulpturore që gjurmojnë dijen dhe mitet stërgjyshërore, si dhe gjenealogjitë që rrjedhin nga vegimet e saj të Mesopotamisë dhe nga përvoja e saj si punëtore kulturore imigrante në Evropë.

“Ndërsa shkrin epoka, trajta dhe narrativa të ndryshme me njëra-tjetrën, ajo vë në pyetje mënyrën se si arkitektura farkon trupin e njeriut dhe marrëdhënien e tij me botën përmes të kuptuarit vetmor të artistes për punën e dorës dhe qëndrueshmërinë. Brenda hapësirave të saj, të cilat japin edhe përshtypjen e familjaritetit, edhe atë të papritshmërisë, ajo i vetëdijeson audiencat për një poetikë tejbrezore që mund të jetë edhe e lashtë, edhe futuristike në të njëjtën kohë”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Durmuşoğlu ka bërë të ditur se Saeedi me veprën e saj nga edicioni i 4-të i Autostrada Biennale, “ajo imagjinon një sy të qytetit që sodit nga e kaluara drejt së ardhmes—brenda piedestalit rrethor të monumentit të shkatërruar të partizanëve—gjë që simbolizon rrëfimin e pasosur të shpërnguljes dhe vendosjes”.

“Vepra e qelqtë frymëzohet nga fenerët Fresnel dhe nga vetë fjala Kosovë, që do të thotë fusha e mëllenjave. Mëllenjat shtegtojnë vetëm në kohë vështirësish; ato gjithmonë kthehen në vendet që i quajnë shtëpi. Gjashtë mëllenja që qarkullojnë brenda syrit theksojnë etnitë e ndryshme të Kosovës në lëvizje dhe kthim të vazhdueshëm. Lëvizja e tyre e pasosur lidhet me rrëfimet e shumta që presin radhën të tregohen në këtë pjesë të lashtë të botës”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Neda Saeedi (1987) ka lindur në Tehran dhe jeton e vepron në Berlin.

Inaugurimi i veprës artistike të Neda Saaedi si vepër e përhershme në Koleksionin Autostrada është realizuar në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10-vjetorit të veprimtarisë së Autostrada Biennale.

You Might Also Like

“Rrëfime nostalgjike”, mbrëmje përkujtimore kushtuar Dritëro Agollit në COD

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pësoi humbje 9-1, më në fund reagon Van Persie: Kam pësuar edhe si lojtarë më këtë lloj rezultati
Next Article Rezultatet nga reforma në ujësjellës, Ballkuku: 18.6% norma e arkëtimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?