Shkup, 21 maj – Në parkun “Ukraina” në Komunën e Çairit sot do të vendoset skulptura “Kujtim i hidhur nga fëmijëria”, vepër e skulptorit ukrainas Petro Drozdovski, e cila i kushtohet kujtimit të fëmijëve të vrarë nga uria gjatë gjenocidit ndaj popullit ukrainas në vitet 1932-1933.
Në ceremoninë e vendosjes së skulpturës do të marrin pjesë ambasadorja ukrainase, Larisa Dir dhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.