Poezi nga: Eugenio Montale
Përktheu: Anton Papleka
Aktorë të këqij të maskuar si poetë
burokratë arrogantë
pehlivanë pedantë
ju jeni vetëm flamurmbajtës
që tundni banderola të dala boje.
Të jesh poet nuk është një titull lavdie.
Është vetëm një ves i natyrës,
një barrë që e mban në kurriz,
një frikë që e përball me durim.
1973