By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetëqeverisja/ VMRO-ja kërkon ndryshim të ligjit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vetëqeverisja/ VMRO-ja kërkon ndryshim të ligjit
Maqedoni

Vetëqeverisja/ VMRO-ja kërkon ndryshim të ligjit

admin
Last updated: 10/02/2025 18:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 shkurt – Kryetarët e komunave që do të dalin nga zgjedhjet e ardhshme lokale do të mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit, në rast se miratohet ligji i ri për vetëqeverisje lokale, shkruan Alsat.

Kjo mundësi do të mund të zbatohet për herë të parë, duke qenë se me ligjin aktual, kryetari i komunës ndërrohet vetëm në rast vdekjeje ose në rast të dorëheqjes së tij, duke e bërë atë funksionin e vetëm publik “të pazëvendësueshëm”.

Flitet për dy opsione, atë të shkarkimit të kryetarit të komunës përmes referendumit ose me shumicë prej 2/3 të këshilltarëve komunal.

VMRO-DPMNE-ja nuk e mohon se kryetarja aktuale e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska “i ka motivuar” për të gjetur alternativë ligjore.

Qeveria është duke zhvilluar debate publike me ekspertë dhe krerë aktual komunash. Një draft version i ligjit të ri do të jetë gati deri në fund të marsit kur edhe do të prezantohet para të gjitha grupeve parlamentare. Ligji pritet të hyjë në fuqi para zgjedhjeve të ardhme lokale që do të mbahen në tetor.

Disa nga ndryshimet tjera janë vendosja e një rendi komunal ose ndëshkim i veprimeve devijante të qytetarëve sa i takon rendit dhe pastërtisë publike përmes një shërbimi ose policie komunale, si dhe më shumë përfshirje të sektorit civil në vendimmarrje. Ekspertët kanë kërkuar edhe më shumë mekanizma kontrolli mbi punën e pushtetit lokal si dhe zhvillim pa u varur vazhdimisht nga pushteti qendror.

Alsat kërkoi qëndrim nga dy partitë opozitare LSDM-ja dhe BDI-ja, në lidhje me debatet publike që janë zhvilluar dhe ndryshimet që janë paralajmëruar, sidomos opsionit për ndërrim të kryetarit të komunës, edhe pse nuk ka akoma një draft propozim të ligjit. Deri tani nuk morëm përgjigje.

Ligji aktual për vetëqeverisje lokale është miratuar në vitin 2002 si rezultatet i Marrëveshjes së Ohrit kurse zbatimi i tij ka nisur nga viti 2005.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Bojkoti”, qytetarët: Supermarketet në vend funksionojnë si “kartele”
Next Article Sa janë të sigurt të rinjtë, posaçërisht nxënësit gjatë kohës sa qëndrojnë në internet?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?