Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që për postin e nënkryetarit të Kuvendit, i cili sipas Kushtetutës duhet të vijë nga komuniteti serb, të zgjidhet një kandidat që nuk është nga Lista Serbe, shkruan Ekonomia Online.
Ai njoftoi se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka marrë qëndrimin e tillë dhe ka ftuar partitë PDK, LDK dhe AAK të bashkohen në këtë nismë, por nuk ka marrë përgjigje pozitive.
Murati theksoi se qëndrimi për këtë çështje tregon se cilat parti ende shpresojnë në bashkëpunim me Listën Serbe.
