By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetitë shëruese të borzilokut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Vetitë shëruese të borzilokut
Shëndetësi

Vetitë shëruese të borzilokut

admin
Last updated: 25/10/2024 08:21
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Borziloku shpesh duket si një gjethe mente, me të cilën është i afërt. Gjethet e tij me aromë të fortë përdoren zakonisht si një shtesë në ushqimet e ndryshme. Megjithatë, borziloku fsheh fuqi shëruese. Në vijim ju sjellim tregimin për këtë erëz mbretërore.

Rreth borzilokut

Me borzilokun lidhen shumë legjenda dhe tregime, ja disa prej tyre: Në Indi, borziloku pas lotusit është bima më e shenjtë, dhe besohet se e mbron shpirtin prandaj edhe përdoret në meditim. Indianët e vënë borzilokun në gjoksin e të vdekurve për t’i mbrojtur ata nga shpirtrat e këqij derisa kalojnë midis dy jetëve. Egjiptianët u ofronin borzilok perëndive të tyre, dhe e përdornin atë për balsamim. Ai përdoret në Ajurveda për problemet e frymëmarrjes si bronkiti, kollitjet, ftohjet si dhe për problemet e tretjes. Mjekët e Ajurvedës besojnë se borziloku ofron mbrojtje hyjnore, se shëron në nivelin fizik dhe atë shpirtëror, si dhe forcon sistemin imunitar dhe “energjinë jetësore”. Borziloku është një simbol i dashurisë në Itali prandaj gratë italiane e bartnin atë për t’i tërhequr vardisësit.

Të gjitha përfitimet e borzilokut

Në mjekësinë popullore ai përdoret kundër kollitjes, sëmundjeve të veshkave, kokëdhimbjes dhe disponimit depresiv, ndërsa çaji nga kjo bimë përdoret kundër çrregullimeve menstruale. Lëngu nga gjethet përdoret kundër ftohjeve dhe inflamacionit të timpanit të veshit ndërsa çaji i borzilokut është pije freskuese dhe shëruese. Gjethet e kësaj bime mund t’i vendosni në vaskë për ta zbutur lëkurën. Është efektiv në traktin urinar, vepron si qetësues, largon pagjumësinë dhe ankthin, stimulon oreksin, ndërsa nënat e reja duhet të pinë çaj borziloku sepse përmirëson prodhimin e qumështit.

Çaji nga borziloku përgatitet ashtu që gjethet e thata të borzilokut zhyten në ujë të vluar dhe lihen të qëndrojnë në një enë të mbuluar deri në dhjetë minuta. Atë mund ta konsumoni çdo ditë, por pas çdo tetë ditësh duhet të bëni pushim prej 14 ditësh. Tek inflamacioni i mishit të dhëmbëve dhe inflamacioni i gojës, çaji i borzilokut preferohet për shpëlarje të gojës.

E përfundojmë tregimin për borzilokun me informatën që ai vepron në nivelin emocional, prandaj njerëzit e zymtë dhe apatik i relakson dhe i bën më të gëzueshëm! Mbillni borzilok dhe kënaquni me aromën e tij, dhe të gjitha të mirat që ju sjell kjo bimë magjike.

You Might Also Like

Kujdes, këto ilaçe nuk bën të shoqërohen me grejpfrut

Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme

Afër detit, afër mbretit – të mirat e ujit të kripur

Qumështi i bletëve dhe efektet e tij

Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article ​A e zëvendësojnë ujin, kafeja dhe çaji?
Next Article Vera e kuqe është e mirë për zorrët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?