By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetitë terapeutike të muzikës, si ndikon ajo tek gjendja emocionale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Vetitë terapeutike të muzikës, si ndikon ajo tek gjendja emocionale
Showbizz

Vetitë terapeutike të muzikës, si ndikon ajo tek gjendja emocionale

admin
Last updated: 14/07/2025 18:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Format e para të muzikës janë gjetur që rreth 40.000 vite më parë.

Në këto shekuj e deri në ditët e sotëme meloditë kanë lënë shenja të rëndësishme për të gjithë njerëzimin.

Që nga flauti i lashtë e deri tek kitara elektrike, muzika i ka shoqëruar popujt në çdo pjesë të tyren.

Pra, një pjesëz historie që është sa e vjetër dhe aq edhe e re njëkohësisht.

Tashmë prej disa dekadash muzikën mund t’a shijojni dhe t’a përjetojni në çdo moment nëpërmjet paisjeve elektronike.

Në të shumtën e rasteve njerëzit dëgjojnë muzikë për t’u qetësuar apo për t’u argëtuar.

Këtë pohim e nënvizojnë edhe ekspertët së fundëmi të cilët thonë se muzika ndikon gjendjen emocionale të njeriut.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se si muzika ndikon gjendjen tuaj emocionale dhe shëndetin mendor.

Muzika melankolike dhe shëndeti
PLOS ONE, quhet studimi më i ri i publikuar nga Universiteti Durham në Britaninë e Madhe dhe Universiteti i Jyväskylä i Finlandës.

Ky studim të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon për efektin që muzika ka në mënyrën se si njerzit e përjetojnë botën.

Këta ekspertë shpehen se edhe muzika e trishtë mund të sigurojë kënaqësi dhe komfort në shumicën e dëgjuesve.

Ky studim mori në survejim rreth 2,400 persona në Britaninë e Madhe dhe në Finlandë, të cilët u pyetën për emocionet që përjetonin teksa dëgjonin muzikë.

Rezultatet e anketimit treguan disa mënyra se si njerëzit arrijnë t’i përjetojnë emocionet e tyre me ndihmën e muzikës.

Gjithashtu treguan se muzika ka aftësi rehabilituese për trurin dhe funksionon si një terapi që siguron rehati.

Edhe në rastet kur personat ndjehen të trishtuar, muzika melankolike mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes emocionale.

Muzika ritmike
Një studim i publikuar në Journal of Positive Psychology në vitin 2013 tregoi se personat që dëgjojnë muzikë ritmike përmirësojnë emocionet në vetëm dy javë.

Në këtë studim anketuesve i’u kërkua të mundoheshin të rregullonin humorin e tyre me anë të muzikës.

Ata u shprehën se arritën të ndjeheshin më mirë kur dëgjonin muzikë ritmike.

Terapia nëpërmjet muzikës
Shoqata e Terapisë Muzikore në Amerikë raporton se terapia nëpërmjet muzikës mund të përdoret për të arritur qëllimë të ndryshme.

Këtu mund të përfshihen ato kundër stresit, dhimbjes, traumave apo memories.

Terapia nëpërmjet muzikës i ndihmon njerëzit të çlirohen edhe nga dhimbjet fizike pasi qetësojnë trupin duke reduktuar ndjenën e ankthit.

Sidomos në problemet neurologjike muzika mund të luajë një rol kyç në trajtimin e paçientëve dhe çlirimit të tyre nga këto probleme.

Këtu mund të përfshihen sëmundje të kujtesës siç është dementia apo parkinsoni dhe të tjera që përfshijnë simptoma depresive.

AgeoWeb.org ju këshillon të gjeni muzikën që keni më përzemër dhe t’a dëgjoni sa herë keni nevojë për një ndjesi qetësimi shpirtëror.

You Might Also Like

Brooke Shields flet për skenat intime në moshën 11 vjeçare

Me një mal parash në tavolinë, Fisniku tregon se emri i tij po keqpërdoret nga profile fallso në rrjetet sociale: Do të ndërmarr masa ligjore

Ish-gruaja e Eminemit arrestohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjalor rrugaçërie

Kush është Ervin Ivanov? Burri i Darës që e shtyu drejt fitores në Eurovision

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rihanna debuton në tapetin e kuq shtatzënë, së bashku me dy djemtë e saj në premierën e filmit “Smurfs” në Los Angeles
Next Article KONFISKIMI: Veturat para vendimit gjyqësor, institucionet mund t’i marrin ato

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?