By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”
Showbizz

Vetura unike e Porsche e dizajnuar nga Dua Lipa del në ankand, të ardhurat shkojnë për Fondacionin “Sunny Hill”

admin
Last updated: 15/07/2025 18:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në mes të koncerteve të saj, si pjesë e turneut botëror “Radical Optimism”, Dua Lipa këto ditë i ka kaluar edhe nëpër pista. Së fundi ishte në mesin e të famshmëve nga bota e F1 në Monaku, dhe pjesë e festivalit “Goodwood Festival of Speed” që njihet si festivali me i madh dedikuar makinave. Tek ky i fundit bëri të ditur se modeli i veçantë i makinës, 911 GT3 RS, dizajnuar nga vet artistja si pjesë e bashkëpunimit të saj të vazhdueshëm me Porsche do të dal në ankand.

Fituesje e tri çmimeve Grammy, njoftoi se  “RM Sotheby’s” tashmë e ka vënë në ankand veturën dhe të ardhurat nga shitja e saj do të shkojnë për fondacionin “Sunny Hill” – themeluar nga këngëtarja për të mbështetur zhvillimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

Fondacioni deri më tani ka mbështetur shumë iniciativa kulturore në Kosovë, si dhe u ka ndihmuar të rinjve të marrin shkollim të veçantë jashtë vendit në fushën e muzikës e po ashtu së fundi ka dhuruar 30 bursa për vajzat e reja në Kosovë që të kenë qasje për të studiuar në fushat STEM.

Jam shumë e lumtur që jam sot këtu, veçanërisht në emër të fondacionit ‘Sunny Hill’ me të cilin krenohem jashtëzakonisht shumë për gjithë punën që kemi bërë për të rinjtë në Kosovë. Sot po ashtu jam e lumtur pasi që do vëmë në ankand Porsche GT3 RS, që unë kam qen pasur fatin dhe mundësinë për ta vozitur në dy vende shumë të vecanta”, ka thënë Lipa.

Vetura me ngjyrë jeshile të veçantë dhe hijezime të së zezës, portokalltës dhe të kuqes, është një Porsche 911 GT3 RS ndryshe nga çdo tjetër. Dua Lipa, ka marrë pjesë vet edhe në procesin e dizajnimit të jashtëm të kësaj veture sportive unike.

Modeli 911 GT3 RS është një model tejet unik, i cili shumë vështirë mund të blihet, pasi pritjet për të blerë një të tillë janë më të gjata se dy vite. Vetura që po ofrohet në ankand ka një konfigurim po ashtu të vecantë, me shumë pajisje shtesë. Disa nga to është pako ‘Weissach’, e emërtuar sipas pistës së testimeve dhe zhvillimit të Porsche. Kjo veturë gjithashtu ka edhe pajisje shtesë të cilat ndihmojnë në reduktimin e peshës, si fellnet nga magneziumi dhe shumë pjesë tjera nga fibri i karbonit. Të gjitha këto kontribuojnë që vetura të ketë 22kg më pak krahasuar nga GT3 RS të tjerë. Pikat tjera teknike shtesë përfshijnë edhe frenat nga qeramika kompozite, si dhe një sistem ngritës për boshtin e përparmë.

Më shumë informata për veturën dhe ankandin mund të gjeni këtu:

https://rmsothebys.com/auctions/du25/lots/r0001-2024-porsche-911-gt3-rs/

Vetura u prezantua zyrtarisht për herë të parë nga vet këngëtarja gjatë garave të Formulës 1, “Grand Prix” në Monako. U shfaq më pas në Goodwood, ku u bë i ditur lajmi për daljen në ankand, përpara se të zhvendoset për ekspozim në galerinë e “Sotheby’s” në Paris, ku do të jetë në ankand online në rmsothebys.com deri më 31 korrik.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mesazhi i fortë i Dafinës për ish-bashkëpunëtorët: ‘Toksiciteti të mban të mbyllur’
Next Article Legjenda e NBA-së/ Michael Jordan lë 10 mijë euro bakshish në restorantin grek

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?