By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vijojnë largimet nga qeveria e Starmer, jep doreheqjen sekretari i kabinetit, Chris Wormald
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vijojnë largimet nga qeveria e Starmer, jep doreheqjen sekretari i kabinetit, Chris Wormald
Bota

Vijojnë largimet nga qeveria e Starmer, jep doreheqjen sekretari i kabinetit, Chris Wormald

admin
Last updated: 13/02/2026 12:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Chris Wormald ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Shërbimit Civil dhe sekretarit të kabinetit, sipas BBC.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e përshkroi Wormald si një bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij publik për më shumë se 35 vjet.

Starmer njoftoi se Chris Wormald po tërhiqej nga detyra “me pëlqim të ndërsjellë” pas më shumë se një viti si sekretar i kabinetit.

Wormald, i cili qëndroi në detyrë për më shumë se një vit, është zyrtari i tretë i lartë që largohet nga kabineti i kryeministrit, Keir Starmer brenda pak ditësh.

Më herët, dhanë dorëheqjen, shefi i stafit të Starmer, Morgan McSweeney, dhe drejtori i komunikimit, Tim Allan.

Lëvizjet e fundit lidhen me ristrukturimin e stafit qeveritar dhe tensionet që lidhen me emërimin e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Peter Mandelson, si ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – i cili është vendosur në qendër të polemikave – pas shfaqjes së emrit të emrit të tij në dokumentet e dosjes “Epstein”.

Starmer i ka rezistuar thirrjeve për dorëheqje, dhe ka deklaruar se nuk është i gatshëm të largohet nga mandati i tij si kryeministër.

Javën e kaluar, Starmer tha se i vinte keq që, u kishte besuar gënjeshtrave të Mandelson, dhe e kishte emëruar atë ambasador në SHBA.

Presioni u rrit pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelson me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, i cili vdiq në vitin 2019.

Mandelson u shkarkua nga detyra në shtator, por dokumentet e publikuara së fundmi për Epstein sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epstein kur ishte sekretar i Shtetit për Biznesin dhe Tregtinë në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste. 

You Might Also Like

Tërmet i fortë godet Napolin, dëme të shumta nga rrëshqitjet e dheut! Momenti kur njerëzit dalin me vrap në rrugë

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

Meloni: Imazhe tronditëse nga Ceuta, pezullohet marrëveshja e Shengenit për lëvizjen e lirë nga Spanja

Franca forcon kontrollet në kufirin me Spanjën pas fluksit të madh të emigrantëve në Ceuta

Kamioni i djegur në rrugë shkakton radhë kilometrike në Morinë për të hyrë në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëveshje tregtare SHBA-Tajvan për uljen e tarifave dhe rritjen e investimeve
Next Article Kuvendi bullgar miratoi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për ndërtimin e tunelit hekurudhor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?