By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Viti i ri akademik në prag, sa janë të përgatitur studentët?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Viti i ri akademik në prag, sa janë të përgatitur studentët?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Viti i ri akademik në prag, sa janë të përgatitur studentët?

admin
Last updated: 27/08/2024 10:57
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 gusht – Pas një pauze jo të gjatë kanë filluar sërish përgatitjet për vitin e ri akademik, maturantët si studentë, e studentët sërish studentë, një pjesë përgatiten për master e një pjesë kërkojnë punë. Sido që të jetë statusi i të rinjve që me një fjalë përfshihen të gjithë nxënës të dijes që vrapojnë për të nxë dije që kjo dije t’i shërbejë për ndërtimin e një të ardhme të ndritur. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kontaktuar me disa prej studentët të cilët për herë të parë këtë vit kanë filluar këtë rrugëtim, dhe një pjesë tjetër që veçmë janë duke rrugëtuar. Nga përgjigjet e tyre kuptuam që janë të përgatitur dhe mezi presin fillimin e vitit të ri akademik, shkruan Zhurnal.

Viti i ri akademik në prag, studentët të përgatitur e presin me padurim –

Ethet e fillimit të vitit të ri akademik i përjetojnë vetëm ata që janë pjesë e rrugëtimit akademik, studentët aktual e ata të rinj më kompaktibil se të gjithë për të dhënë edhe përgjigjet e sinqerta e të vërteta mbi atë se sa janë të përgatitur për fillimin e këtij viti akademik.

Suela Baftiji nga Kumanova është studente e re e cila do të fillojë për herë të parë rrugëtimin e saj në hapësirat universitare. Si nxënëse e shkëlqyeshme e ka pasur më të lehtë të orientohet e të bëjë përzgjedhjen se çfarë do të studiojë, pasi nuk ka qenë e kufizuar nga suksesi.

Ajo për Zhurnal tha se me padurim dhe me emocion të veçantë pret ditën e parë kur do të ulet në amfiteatër për tu njoftuar me ambientin, përmbajtjen, koleg e kolege të reja me fjalë njoftim me gjithçka që ndërlidhet me rrugëtimin e ri.

“Emocion i veçantë sa më shumë afrohen ditët aq më shumë shtohet dëshira për të filluar me studimet universitare. Jam e përgatitur në gjitha format, pasi gjatë verës jam interesuar mjaftueshëm për programin që do të studiojë, kam grumbulluar materiale dhe gjithçka që nevojitet. Pra, unë jam gati vetëm po e pres ditën e parë, tha Baftiji për Zhurnal.

Mes tjerash ajo rrëfeu edhe përvojën e saj mbi përzgjedhjen e profilit që do të studiojë. Dhe, tregoi arsyet konkrete pse është pozicionuar në atë drejtim dhe atë Universitet.

“Orientimi profesional ka qenë hapi më i lehtë për mua pasi kam qenë e përgatitur dhe vendosur që herët se do të studiojë juridikun. Mbase, kam pasur shumë nxitje të ndërrojë mendje pasi ka shumë jurist që diplomojnë por asesi nuk jam pajtuar. Do të bëhem një juriste që të vendos drejtësi dhe të jem shembull për të gjithë. E këtë synim besojë që do ta arrij edhe me ndihmën e kuadrit profesional të UEJL-së, përfundoi Bafitiji.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kontaktuar edhe studentin aktual, Amar Shabani, nga Universiteti Nënë Terzea, i cili na bëri të qartë se për të tani më është vit i zakonshëm akademik, nuk ka emocione specifike apo të panjohura. Por, megjithatë është i përgatitur që ta nisë apo thënë më qartë të vazhdojë edhe këtë vit akademik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Për neve që veçmë jemi studentë është shumë më e lehtë dhe e thjeshtë fillimi i këtij viti akademik, pasi njihemi mes veti me stafin me hapësirat me materialet me çdo gjë që hasim. Por, megjithatë secili vit akademik duhet të fillohet me përgatitjet e posaçme, duke filluar nga shqyrtimi i literaturës paraprake e kësaj me të cilën do të punojmë gjatë këtij viti e deri tek përgatitja financiare”, tha Shabani për Zhurnal.

Ai gjithashtu shtoi se të jesh student në Maqedoninë e Veriut sa është kënaqësi aq është edhe sfiduese duke u bazuar në politikat e shtetit në ndihmë të të rinjve.

“Nuk është fare e lehtë të studiosh në vendin tonë, e aq më vështirë kur vjen nga ndonjë qytet larg vendit ku ndodhet universiteti. Pasi nevojitet edhe përgatitje e mirë financiare sepse e dimë se shteti saktësisht MASH na ndihmon me subvencione ditore që lejnë për të dëshiruar. Prandaj, nuk duhet të harrojmë se në vendin tonë me studiuar sa është kënaqësi aq është edhe sfiduese”, përfundoi Shabani.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Maqedonia e Veriut në 10 vendet e fundit për cilësi në arsim –

Nga 81 shtete Maqedonia e Veriut radhitet e 61-ta në PISA. Në shkrim dhe lexim në vendin e 71 nga 81 shtetet gjithsej, matematikë e 61-ta, dhe në shkencë në vendin e 68-tetë. Në testimin paraprak të PISA-s, që është zbatuar në vitin 2018, nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë ishin listuar në vendin e 67-të nga gjithsej 77 shtete pjesëmarrëse. Ky krahasim dhe këto të dhëna janë tmerruese për atë se në çfarë drejtimi po shkon cilësia në arsim.

Në vend të progresit pason me një regres të hatashëm pra nga vendi 67 bie në vendin 61. Dhe, kjo flet qartësisht për sa i përket asaj se a ka pasur reforma në sistemin edukativo-arsimor. Në fakt, këto të dhëna flasin qartësisht për ngecjen e cilësisë në arsim, shifra alarmante dhe shqetësuese që duhet të ndërmerren masa në të kundërtën më vonë pasojat do të jenë të pariparueshme.

Ndërkaq, nëse flasim për cilësinë në arsimin e lartë kujtojmë që nga publikimi i fundit vitin e kaluar në listën e Shangait asnjë nga Universitetet e Maqedonisë së Veriut nuk ishte ranguar në këtë listë. Lista e Shangait: Asnjë Universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000. Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tabaku: Zhvlerësimi i euros penalizon punën e ndershme
Next Article Pa ujë një pjesë e lagjes Gjorçe Petrov 2

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?