By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vitin e kaluar 30 këmbësorë kanë humbur jetën në aksidente trafiku
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vitin e kaluar 30 këmbësorë kanë humbur jetën në aksidente trafiku
Maqedoni

Vitin e kaluar 30 këmbësorë kanë humbur jetën në aksidente trafiku

admin
Last updated: 04/04/2025 11:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 prill –  “Vetëm vitin e kaluar kemi pasur rreth 30 viktima këmbësorë dhe rreth 140 viktima në aksidente trafiku në të gjithë vendin, shifra shumë mbi mesataren evropiane. Jeta e njeriut nuk ka çmim. Rregullat e lojës që do të hedhim në letër do të duhet të respektohen në mënyrë të vazhdueshme nga të gjithë dhe përmes procedimeve ligjore nëpër institucione secili do të mbajë përgjegjësi në rast të shkeljes, mosrespektimit apo moszbatimit të tyre”.

Këtë e theksoi dje ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në debatin publik “Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithëve ne” në Qendrën për trajnime të MPB-së – Idrizovë, organizuar nga Këshilli republikan për siguri në komunikacionin rrugor dhe Fakulteti për siguri – Shkup.

Toshkovski theksoi se duhet qasje profesionale në ndryshimin e duhur të rregullores ligjore, e cila në një pjesë, për fat të keq sipas tij, nuk është adekuate për nevojat që të gjithë ne si qytetarë i kemi.

Ministri theksoi edhe një herë se MPB është duke punuar intensivisht në ndryshimet ligjore që duhet të realizojnë një projekt vendimtar që duhet të çojë në rrugë më të sigurta, trafik më të sigurt dhe qytetarë më të sigurt.

“Me zbatimin e projektit “Qyteti i sigurt” në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, e më pas edhe në territorin e gjithë vendit, besoj se në të ardhmen do të shpëtojmë shumë jetë njerëzore që i kemi humbur në të kaluarën”, theksoi në fund ministri Toshkovski.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama batuta me Ropke: Hajde në Shqipëri se të ofrojmë punë, përveç times
Next Article Mel Gibsonit i është hequr patenta e armës për shkak të dhunës në familje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?