By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vizioni ynë: Të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do ketë qasje në arsim cilësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Vizioni ynë: Të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do ketë qasje në arsim cilësor
MaqedoniTOP LAJM

Vizioni ynë: Të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do ketë qasje në arsim cilësor

admin
Last updated: 08/10/2025 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të komunës.

“Vizioni ynë është i qartë dhe i pakompromis: të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, në shkolla moderne dhe të sigurta, ku do të mund t’i zhvillojë talentet dhe të realizojë plotësisht potencialin e tij. Për këtë qëllim, kemi paraparë projekte konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara.”, theksoi Mexhiti në fjalën e tij para qytetarëve, mësimdhënësve dhe mediave.

Ai prezantoi një sërë projektesh konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara, të cilat do të transformojnë tërësisht sistemin arsimor në Çair, edhe atë:

Investime në arsimin parashkollor dhe fillor:
•Ndërtimi i tre çerdheve të reja – “Fjollëza”, “Vesëza” dhe një çerdhe e përbashkët me Komunën e Karposhit për fëmijët e Çairit.
•Shkollë e re fillore “Victory” në Teneqe Mahallë për 1300 nxënës.
•Shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta “Idnina” dhe ndërtimi paralel i shkollës “Mit’hat Frashëri”.
•Zgjerimi i kapaciteteve në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali”.
•Sallë sportive moderne për nxënësit e SHFK “Jashar Bej Shkupi”.

Modernizim dhe siguri në çdo shkollë:
•Zbatimi i mësimit në një ndërrim dhe mësimit tërë ditor.
•Rikonstruim i plotë i oborreve, rrethojave dhe sallave sportive.
•Qasje për nxënësit me aftësi të kufizuara përmes rampave dhe ashensorëve.
•Fasada energjetike efikase dhe pajisje moderne informatike në çdo klasë.

Investim në nxënës dhe mësimdhënës:
•Bursa për nxënës të talentuar dhe shpërblime për mësimdhënësit e dalluar.
•Pajisje shkollore falas për çdo nxënës të klasës së parë.
•Trajnime falas IT dhe organizim të ligave shkollore sportive.

Në fund të fjalimit, Mexhiti theksoi projektin më madhor arsimor për Çairin, ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, një investim kapital prej 40 milionë eurosh me mbështetje të Qeverisë.

“Dhe për në fund, projekti që e transformon Çairin në një qendër akademike rajonale.
Me mbështetje nga Qeveria, fillon ndërtimi i kampusit universitar “Nënë Terezë”-një investim kapital prej 40 milionë eurosh. Ky nuk është vetëm një objekt, kjo është dije, zhvillim, vende të reja pune dhe prestigj për komunën tonë.”, u shpreh ai.

Në përmbyllje të prezantimit, Mexhiti theksoi se plani arsimor i VLEN-it nuk përbën një listë dëshirash, por një program konkret, të realizueshëm dhe financiarisht të siguruar. Ai vlerësoi se investimi në arsim është investimi më i sigurt në të ardhmen e fëmijëve dhe të komunës së Çairit, duke theksuar se përmes këtij programi nuk ndërtohen vetëm objekte fizike, por ndërtohet e ardhmja, dije dhe mundësi të reja për çdo fëmijë e familje në komunë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bujar Osmani prezanton projektin kyç “Sheshi Liria”, rrugën nëntokësore për zgjidhjen e kaosit
Next Article KSHZ miraton udhëzimet për votim në zgjedhjet lokale në Maqedoni

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?