By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vizita e zëvendëspresidentes së Tajvanit në Çeki zemëron Kinën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Vizita e zëvendëspresidentes së Tajvanit në Çeki zemëron Kinën
Bota

Vizita e zëvendëspresidentes së Tajvanit në Çeki zemëron Kinën

admin
Last updated: 19/03/2024 10:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëspresidentja e zgjedhur e Tajvanit dhe ish-ambasadorja de facto në Uashington, Hsiao Bi-khim, po viziton Republikën Çeke pas një vizite që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara. Kjo vizitë ka nxitur zemërim në Kinë.

Hsiao, që do të marrë postin së bashku me presidentin e zgjedhur Lai Ching-te në maj, nga Kina cilësohet “separatiste konservatore e pavarësisë së Tajvanit” dhe Pekni ka vendosur sanksione ndaj saj.

Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës i Tajvanit është pjesë e territorit të saj, një qëndrim që Qeveria në Tajpej e refuzon fuqishëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajvanit, Jeff Liu, tha se Hsiao është ftuar në Republikën Çeke nga instituti Sinopsis ku dhe do të flasë. Ajo, sipas tij, do të takohet me “miqtë” në këtë shtet dhe do të këmbejnë qëndrime para inaugurimit të saj.

Kryetari i Senatit çek, Milos Vystrcil, që kishte vizituar Tajvanin më 2020, publikoi të martën një fotografi në X – që më herët njihej si Twitter – të takimit të tij me Hsiaon.

Në Pekin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, tha se Qeveria çeke duhet të “kufizojë ashpër disa politikanë [çekë]” dhe “të ndërmarrë masa efektive për të shmangur ndikimet negative të këtij incidenti”.

Tajvani nuk ka raporte formale diplomatike me asnjë shtet evropian, përveç Vatikanit.

Por, shtetet e Evropës Qendrore dhe Lindore veçmas kanë shfaqur mbështetjen e tyre për Tajvanin – posaçërisht pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës – duke nxitur zemërim në Pekin për kontakte të tilla dhe duke zvogëluar izolimin diplomatik ndërkombëtar të Tajvanit.

Javën e kaluar, Kina shprehu zemërim lidhur me vizitën e Hsiaos në SHBA. Si Tajvani, ashtu edhe SHBA-ja thanë se kjo vizitë ishte private./REL

You Might Also Like

Premtimi i parë i Burnham si kryeministër: Do t’i japim fund fjetjes në rrugë të të pastrehëve në Angli

92% e njerëzve do të përballen me kancerin në një formë gjatë jetës

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Pamje, dronët ukrainas godasin gjigantin rus Wildberries – depot përfshihen nga flakët

Zjarr i madh në veri të Madridit, qindra zjarrfikës në veprim

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SHBA-ja shkatërron raketa dhe dronë të Huthëve
Next Article Ndarja e çmimeve gazetareske “Nikolla Mlladenov 2023”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?