By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më
Maqedoni

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

admin
Last updated: 17/05/2025 10:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 maj – Ali Ahmeti dhe BDI janë duke e përjetuar fundin e tyre politik. Pasi i rrënoi të gjitha shtyllat e besimit te shqiptarët me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare me pushtetin, sot po mundohet me çdo kusht të shpëtojë veten, edhe duke e përdorur si vegël ndihmëse ndonjë individ të dalë nga binarët e ndryshimit.

Ky është vetëm akti i fundit i një politike që për dy dekada ka mbajtur peng shqiptarët me premtime boshe, ndërkohë që në prapaskenë kanë funksionuar listat e zeza, dosjet, shantazhet dhe shërbimet e errëta të Soravisë. Pushteti i Ahmetit është ndërtuar mbi kërcënim, frikë dhe manipulim, e sot ai po shembet nën peshën e vet.

Në këtë skemë të mjerë, përdorimi i Arben Taravarit nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e fundit për të krijuar tymnajë, për të devijuar vëmendjen nga rënia e BDI-së dhe përgjegjësitë e rënda që bart lideri i saj. Taravari ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij plani, por nuk është as vendimmarrës, as qendror, është vetëm një mjet i hedhur në tavolinën e një politike të dëshpëruar.

Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se kush e ka grabitur shpresën e tyre, kush e ka përdhosur fjalën “patriotizëm” duke e kthyer në mburojë të korrupsionit dhe kush sot do të bënte gjithçka vetëm për të shmangur llogaridhënien. VLEN është këtu për të garantuar që ajo ditë do të vijë.

Ndryshimi është tashmë në lëvizje dhe nuk ka kthim prapa. As skenarët e vjetër, as pazaret e fshehta nuk do ta ndalin dot vullnetin e qytetarëve për dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim të ndershëm.

Ftojmë të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e zhgënjyer të ASH-së që ndihen të tradhtuar, bashkohuni me VLEN! Kjo betejë nuk është për poste, por për popullin. Koha e Ali Ahmetit ka mbaruar, ndryshimi është më i fuqishëm se kurrë.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Paguajnë për autostradë, kalojnë nëpër gropa: Kumanovarët kërkojnë rikonstruim të autostradës drejt Shkupit
Next Article Tetovari merr 25.000 euro para me kamatë nga dy persona, e detyrojnë të kthejë 150.000 euro

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?