By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve
Maqedoni

VLEN: BDI e ktheu MO-në në mjet pasurimi personal dhe mbulim të dështimeve

admin
Last updated: 14/08/2025 10:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Janë bërë 24 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti më i rëndësishëm për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por hija e moszbatimit të saj të plotë vazhdon të rëndojë mbi institucionet shtetërore. Fajtorin kryesor e dimë të gjithë: BDI, partia nongrata që për 22 vite rresht ishte në pushtet dhe që, në vend se ta kthente Marrëveshjen në realitet, e përdori si flamur elektoral dhe si bankomat për pasurim personal.

Faktet flasin vetë: Në vitin 2013, ish-Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit shpalli tender prej 6 milionë denarësh për një “analizë” mbi zbatimin e marrëveshjes. Fitues, sipas informacioneve, ishte kompania “TAG Komunikacii”, në pronësi të një emri të njohur për afërsinë me BDI-në dhe për pozitën e tij në strukturat shtetërore të kontrolluara nga kjo parti!

Paratë e qytetarëve u shpenzuan për “analiza”, “konferenca” dhe “tribuna”, ndërsa nga ana tjetër krijuan iluzion rreth progresit. Analizat e paguara shtrenjtë rekomandonin masa që BDI nuk i zbatoi kurrë: detyrime ligjore për përfaqësim të drejtë në kompanitë shtetërore, adresim të gjuhës së urrejtjes në Kodin Penal, decentralizim me buxhet konkret dhe zgjidhje të statusit të viktimave të vitit 2001.

Asnjë nga këto nuk u bë realitet sepse për BDI-në, Marrëveshja e Ohrit nuk ishte mjet për barazi, ishte mjet për tendera, pasurim dhe për t’u fshehur pas analizave të sajuara sa herë që dështimet e tyre bëheshin të dukshme.

VLEN i bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e propagandës së një partie që për dy dekada e shfrytëzoi amanetin e vitit 2001 për interesa të ngushta personale.
Ne jemi të vendosur që Marrëveshjen e Ohrit ta zbatojmë plotësisht, jo në letra, jo në konferenca boshe, por në jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar.

Dëshmia më e qartë e kësaj është miratimi historik i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, një fitore e madhe politike, një kthesë epokale në barazinë institucionale, një garanci ligjore që i jep fund padrejtësive 20-vjeçare. Ky ligj nuk është thjesht nen në fletore zyrtare, është vulë mbi një epokë të re për shqiptarët, është siguria se zëri ynë nuk do të anashkalohet më kurrë në shtetin tonë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ish kryetarja e Komisionit kundër korrupsionit, Biljana Ivanovska kandidon për kryetare të komunës Qendër
Next Article Qeveria e Maqedonisë i ka harruar punëtorët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?