By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI-ja e dogji idenë e presidentit të parë shqiptar 
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI-ja e dogji idenë e presidentit të parë shqiptar 
Maqedoni

VLEN: BDI-ja e dogji idenë e presidentit të parë shqiptar 

admin
Last updated: 14/03/2024 10:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 mars – Ditëve të fundit slogani i shumëpërsëritur i BDI-së është togu “presidenti i parë shqiptar”. Sloganet e këtilla boshe, që ata rëndom i shpikin në fushata zgjedhore dhe i harrojnë pas zgjedhjeve, mund të jenë dukur të këndshme dikur, por tashmë janë bërë patetike dhe, madje, cinike. 

E vërteta është se idenë e presidentit të parë shqiptar e ka djegur pikërisht BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Siç e di tashmë opinioni, koalicioni VLEN qysh në krye të herës kishte deklaruar se kësaj radhe është mirë të kemi vetëm një kandidat shqiptar, sepse, si asnjëherë më parë, në këtë cikël zgjedhor është hapur mundësia të kemi një president shqiptar. Kështu, duke e ditur se Ali Ahmeti edhe më parë ishte shprehur i gatshëm ta mbështeste kandidaturën e Arben Taravarit për president, derisa ai ishte pjesë e shumicës qeveritare, kjo ishte shtytje më shumë edhe për koalicionin VLEN që ta kandidojë pikërisht Dr. Arben Taravarin, duke besuar se kështu do ta ketë edhe mbështetjen e BDI-së. Megjithatë, shumë shpejt u zbulua se BDI-ja nuk e ka pasur hallin te presidenti i parë shqiptar, por thjesht ka bërë kalkulime politike për hesap të dikujt tjetër.

Prandaj, sapo e kandidoi koalicioni VLEN Arben Taravarin për president, Ali Ahmeti u desh të zbulohet se për çfarë agjende punon ai dhe partia e tij. Kështu, përveçse përpiqen ta vjedhin idenë e opozitës shqiptare për “president shqiptar”, ata – duke e kandiduar Bujar Osmanin – në mënyrë të drejtpërdrejtë e sulmuan dhe sabotuan mundësinë e volitshme për një president shqiptar. Madje, që hipokrizia e Ali Ahmetit dhe BDI-së të jetë cinike, pikërisht ata që e vlerësonin me nota pozitive Arben Taravarin derisa ishte në koalicion, tash nuk përtojnë edhe ta ofendojnë ulët, vetëm sepse ua ka prishur planet e tyre për të mbetur në pushtet edhe më tej. BDI-ja nuk është kriteri që t’i ndajë politikanët shqiptarë në “të pranueshëm” apo “të papranueshëm” në bazë të asaj se a janë në koalicion me ta. 

Sidoqoftë, shqiptarët e kanë të qartë këtë lojë të BDI-së dhe kreut të saj dhe ne jemi të bindur se do ta vlerësojnë momentin historik për ta dënuar këtë politikë antishqiptare. 

Dr. Arben Taravari është kandidati më i mirë i mundshëm për presidentin e parë shqiptar.

You Might Also Like

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive

Xhabir Doko: Shteti ka probleme serioze jo vetëm në politikën e jashtme, por edhe me ekonominë dhe marrëdhëniet ndëretnike

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Von der Leyen në Greenlandë për të hapur zyrë të re të Komisionit të BE
Next Article U arrestua nga SPAK, Evis Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ARRSH

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?