By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI krijon panik për projektin që vetë e la përgjysmë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI krijon panik për projektin që vetë e la përgjysmë
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: BDI krijon panik për projektin që vetë e la përgjysmë

admin
Last updated: 01/09/2026 14:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator, argument.mk/ – Nëpërmjet një reagimi nga VLEN kanë akuzuar BDI-në se i janë hapur sytë që kur ka dal në opozitë.

“Që kur doli në opozitë, BDI-së i janë hapur sytë. Tash po i sheh punët e veta që i la përgjysmë.

Si shumë punë tjera të tyre të bëra shkel e shko, edhe bulevardi “Hasan Prishtina” ka një kronologji dështimesh.

Meqë dolën para opinionit dhe u përpoqën të krijojnë përshtypjen se kishin lënë një bulevard të gatshëm, e se sot dikush po e anulon, hajde t’i marrim gjërat me radhë.

Në vitin 2021, një muaj para zgjedhjeve lokale, këtë projekt e promovuan me shumë zhurmë. Kishte deklarata, vizatime e premtime. Bulevard nuk kishte.

Në vitin 2023 njoftuan ndarjen e 3 milionë eurove tjera, për ta plotësuar shumën e paraparë prej 6 milionë eurosh. Por në të njëjtin njoftim than se sapo po fillonin përgatitjet. Pra, vetë e pranonin se projekti nuk ishte gati.

Erdhi viti 2024 dhe ende flitej për përgatitjen e dokumentacionit. Vazhdonin ta quanin “projekt të siguruar”, por në terren nuk ishte ndërtuar asnjë metër bulevard.

Dhe tash vijmë te pjesa që e kapërcyen në pres konferencën e tyre. Enti shtetëror i revizionit konstatoi se paratë për projektet infrastrukturore kishin mbetur të pashfrytëzuara. Për tre bulevardet, mes tyre edhe “Hasan Prishtina”, nuk ishin lidhur kontrata për realizim.

Të mos ketë asnjë dilemë. Bulevardi “Hasan Prishtina” nuk është anuluar dhe do të ndërtohet. Projekti mbetet dhe zgjidhja do të vazhdojë. Ashtu siç do të përfundojë aksi nga Momin Potoku deri te “Slloveneçka”, puna do të vazhdojë edhe me bulevardin “Hasan Prishtina”, përmes Vizbegut. Hap pas hapi, por pa e lënë rrugën në gjysmë, siç bëri BDI-ja.

Në fund do të kemi një lidhje funksionale e moderne, e jo një projekt që premtohet pafund dhe nuk përfundon asnjëherë”, thuhet në reagimin e VLEN.

You Might Also Like

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën
Next Article Me lot në sy, motra e Sokol Prekës fajëson shtetin: Mungoi ambulanca, na refuzuan helikopterin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?