By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI shkatërroi çdo mundësi përparimi për shqiptarët në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI shkatërroi çdo mundësi përparimi për shqiptarët në Shkup
Maqedoni

VLEN: BDI shkatërroi çdo mundësi përparimi për shqiptarët në Shkup

admin
Last updated: 08/10/2024 14:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Saherë që Bashkimi Demokratik për Integrim del në opinion dhe e hap gojën për gjoja shtypjen e shqiptarëve ju del përpara koalicioni i sherrit mes Blerim Bexhetit – Danella Arsovska dhe LEVICËS.

Ky koalicion interesash dhe emocionesh vazhdon të jetë funksional në dobi të Bexhetit, Arsovskës dhe Levicës dhe në dëm të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve. Dëshmi për këtë është vazhdimi i ndërtimit të bustit së Andon Lazov Qoseto-i njohur si “Kasapi”, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”.

Të nderuar qytetarë, gjithmonë kur do të dëgjoni përralla patriotike nga Blerim Bexheti dhe soji i tij, ju lutem, mendoni këtë bust të Qoses, kasapit të shqiptarëve dhe atë përgjimin e famshëm me patronin e tij Musa Xhaferi, një prokuror shqiptar nuk na çon në xhenet!

Të nderuar,

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Bexheti dhe kryetarja më e padëshiruar dhe e dështuar e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, kanë shkuar edhe më larg.  Në etjen e tyre për pushtet, ata po bëjnë çmos për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit. Falë tyre, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë.

Gjendja është edhe më alarmante në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Përveç Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale,” ku shqiptarët kanë një përfaqësim minimal, në gjashtë ndërmarrje kryesore, si NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, NP “Ndërmarrja e Komunikacionit”, NP “Parkingu i Qytetit”, NP “Rrugicat dhe Rrugët”, NP “Drislla”, shqiptarët zënë vetëm 5.5% të pozicioneve udhëheqëse.

Për 22 vite, BDI-ja ka shkatërruar çdo mundësi për përparimin e shqiptarëve në Shkup dhe më gjerë. Ky pushtet kriminal, që ka shpërfillur popullin tonë për dekada të tëra, e ka shndërruar qytetin tonë dhe vendbanimet tona në versionin e tyre të “Las Vegasit”, ku vetëm ata përfitojnë, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë dyerve të pushtetit.
Koalicioni VLEN është i përkushtuar të luftojë këto padrejtësi. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që shqiptarët të kenë përfaqësimin që u takon sipas ligjit dhe meritës. Nuk do të lejojmë që ky diskriminim të vazhdojë dhe ju sigurojmë se çdo padrejtësi do të zbulohet dhe do të kundërshtohet me vendosmëri.
Shqiptarët e Shkupit meritojnë përfaqësimin dhe mundësitë që u janë mohuar!

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Next Article Lashkoska në Hamburg në takimin ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?