By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI u përpoq të fshijë mërgatën shqiptare, Kushtetuesja ua rrëzoi manipulimin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI u përpoq të fshijë mërgatën shqiptare, Kushtetuesja ua rrëzoi manipulimin!
Maqedoni

VLEN: BDI u përpoq të fshijë mërgatën shqiptare, Kushtetuesja ua rrëzoi manipulimin!

admin
Last updated: 26/06/2025 16:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që ne në VLEN e kemi thënë me kohë: regjistrimi i fundit i popullsisë, i udhëhequr nga qeverisja e atëhershme BDI-LSDM, ishte një ndër veprimet më të dëmshme dhe fyese për diasporën shqiptare!

Qeverisja e kaluar, përmes Entit të Statistikave dhe në koordinim të plotë me strukturat politike të BDI-së, krijoi kategori “popullsi rezidente” dhe “jorezidente”, duke i trajtuar mërgimtarët tanë si qytetarë të dorës së dytë. Kjo ishte akt i qëllimshëm politik për ta minimizuar peshën reale të shqiptarëve në shtet.

Kjo ishte përpjekje për ta zhbërë kontributin dhe peshën politike të diasporës shqiptare, për interesa të ulëta partiake. Në një përpjekje të dëshpëruar për të larë duart nga përgjegjësia, BDI nxjerr një deputet për të mbrojtur padrejtësinë që ia bëri mërgatës shqiptare, me argumente të stërholluara por të zbrazëta.

Ne në VLEN e themi qartë: dëmi është bërë, por ne do ta korrigjojmë kudo ku është e mundur! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore e së drejtës, fitore e diasporës shqiptare dhe dëshmi se shteti nuk mund të sillet me arrogancë ndaj qytetarëve të vet.

VLEN është i përkushtuar që të vendos dinjitetin e mërgatës shqiptare, ta përfshijë plotësisht në jetën politike e institucionale dhe të korrigjojë çdo padrejtësi të trashëguar nga qeverisjet e kaluara.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ishte kryefjalë në seancën për llogaridhënien e ministrave
Next Article Halil Snopçe: Ligji për përfaqësim mungojnë afatet, sanksionet dhe garantimi i barazisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?