By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI vuan nga sindroma e dashnores së braktisur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI vuan nga sindroma e dashnores së braktisur
Maqedoni

VLEN: BDI vuan nga sindroma e dashnores së braktisur

admin
Last updated: 03/04/2025 15:00
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 prill  – Si të përkëdhelurit e LSDM-së, kjo klikë e humbur e BDI-së qartazi nuk mund ta kapërdijë dot faktin se Venko Filipçe po i braktis në mes të rrugës. Pasi çdo ditë u koordinonin si të përfitonin politikisht nga tragjedia e rëndë në Koçan, sot Bujar Osmani, si i ngarkuari për kontakt me LSDM-në, emocionalisht i dërrmuar që planet iu zbuluan, ka rifilluar të recitojë të njëjtën pllakë të vjetër e të dëgjuar me dhjetëra herë.

Në vend që të merren me shpifje dhe sulme ndaj koalicionit VLEN, ne edhe një herë i ftojmë publikisht të ndalin përhapjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve, që s’kanë tjetër qëllim veçse të justifikojnë planet e tyre për bojkot të zgjedhjeve lokale – një përpjekje e mjerë për të krijuar krizë politike dhe për të shpëtuar vetveten.

Më në fund duhet ta kuptojnë se pikërisht për shkak të sundimit të tyre të zhytur në krim, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Nuk ka plane publike apo sekrete për të larguar shqiptarët nga askund.

Ekziston vetëm frika patologjike e BDI-së nga përgjegjësia para drejtësisë për ish-zyrtarët e tyre, të cilët për dekada u pasuruan mbi shpinën e popullit shqiptar, duke na mashtruar me tregime kombëtare, ndërkohë që fshehurazi i mbushnin xhepat me marrëveshje kriminale me Gruevskin dhe Mijallkovin. Këto politika anti-shqiptare të BDI-së do të paguajnë çmimin e tyre ashpër, sepse populli ynë nuk do të lejojë të mbahet peng, vetëm pasi politikanët e llastuar të kolltukëve nuk janë mësuar të qëndrojnë në opozitë.

Koalicioni VLEN

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Lokacioni në Manastir tani ka rreth 50 deponi të egra, ideja është të krijohet një që nuk do të ketë efekte negative në mjedisin jetësor
Next Article PTHP Kumanovë hap lëndë për ndotjen e Kriva Rekës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?