By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes
Maqedoni

VLEN: Fshirja e mërgatës nga regjistrimi është tradhti e rëndë, BDI nuk mund të fshihet pas heshtjes

admin
Last updated: 30/06/2025 13:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 qershor –  Zëdhënësi i VLEN Driton Sulejmani, në konferencë për shtyp foli sërish për çështjen e regjistrimit, i cili është akualizuar sërish ditëve të fundit, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e Entit Shtetëtor për Statistika, që popullsia të ndahet si rezidente dhe jorezidente.

Sulejmani tha se për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI me politikat e saja destruktive nuk solli zhvillim, por boshatisje.

“Jo vetëm që i shtyu qindra mijëra shqiptarë drejt mërgimit, por me regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, i fshiu edhe ata që mbetën. Regjistrimi u kthye në mjet për të minuar realitetin e shqiptarëve në vend, ndërsa drejtuesit e BDI-së zgjodhën të heshtin, si gjithmonë, përballë një krimi të ri politik. Por heshtja nuk mjafton për të ikur nga përgjegjësia. Populli shqiptar pret përgjigje: pse u pranua që mërgata shqiptare të trajtohet si “jorezidente”, kur ajo mban gjallë ekonominë dhe mbështet familjet me sakrificë të përditshme?”.

“Ashtu siç premtuam, koalicioni VLEN çdo ditë do ta zbardhë të vërtetën e dhimbshme të një procesi që duhej të ishte pasqyrë e realitetit, ndërsa u shndërrua në një mashtrim dhe tradhti poshtëruese e BDI-së ndaj shqiptarëve. Shembujt e radhës së manipulimit janë të qarta dhe të dokumentuara, e sidomos në rrethin e Strugës: Në fshatin Ladorisht, janë regjistruar vetëm 1.344 banorë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2024 kanë votuar 2.397 qytetarë, apo mbi 1.000 më shumë. Në Veleshtë, janë regjistruar 2.196 banorë, por votuan 2.377, apo rreth 200 më shumë. Në Livadhi, sërish rezulton më shumë votues sesa banorë të regjistruar”.

“A me këso veprime synuat zbehjen e prezencës shqiptare në vend? Tani shtrohen pyetjet tjera që BDI nuk guxon t’i shmanget assesi: Pse u nënshkrua një metodologji që ul numrin e shqiptarëve në vend? Pse nuk u mbrojt kontributi i diasporës në jetën e këtij shteti? Pse pranuat të ndahen shqiptarët jashtë vendit nga pjesa tjetër e kombit?”, tha ai.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëria dhe Kosova gati për Miss Universe 2025: Zgjedhen përfaqësueset e reja
Next Article Fetai: Për herë të parë sollëm ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?