By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së dhe as pronë e Ali Ahmetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së dhe as pronë e Ali Ahmetit
Maqedoni

VLEN: Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së dhe as pronë e Ali Ahmetit

admin
Last updated: 02/09/2026 13:29
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shtator, argument.mk/ – Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, përfaqësues i koalicionit VLEN në konferencë për media ngriti disa pyetje për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, sipas Durmishit i njëjti duhet të jap disa përgjigje.

Tema e konferencës së sotme dhe pyetjet e Durmishit lidhen kryesisht me paraqitjen publike të ish funksionarit të lartë të BDI-së, Gëzim Ostreni, i cili akuzoi Ahmetin se ka pranuar që gjuha shqipe mos të figurojë në Marrëveshjen e Ohrit.

Kumtesa e plotë e VLEN-it e thënë sot në konferencë për media:
Të nderuar,

Ka disa të vërteta që janë të dhimbshme, por duhet të thuhen. Për më shumë se 20 vjet, shqiptarëve u është treguar vetëm njëra anë e Marrëveshjes së Ohrit.

Sot, një pjesë tjetër po del në shesh.

Gëzim Ostreni, një nga aktorët kryesorë të vitit 2001, para gjithë opinionit tha se, derisa Ali Ahmeti drejtonte lojën politike, gjuha shqipe mbeti jashtë Kushtetutës dhe shqiptarët mbetën me formulimin e turpshëm të 20 për qindëshit.

Edhe më e rëndë është se vetë Ostreni mendonte se bëhej fjalë për gjuhën shqipe. Vetëm shumë vite më vonë e kishte kuptuar se në Kushtetutë nuk ishte shkruar “gjuha shqipe”, por gjuha e një komuniteti që përbën mbi 20 për qind të popullsisë.

Madje, sipas vetë Ostrenit, kërkesa ishte që Maqedonia të bëhej shtet shqiptaro-maqedonas. Në fund, gjuha jonë mbeti pa emrin e saj, e fshehur pas përqindjes.

Ne, si brez i ri politik, nuk kemi detyrim t’i ruajmë mitet e askujt. Kemi detyrim t’ua themi shqiptarëve të vërtetën dhe të kërkojmë përgjegjësi për vendimet e marra në emër të tyre.

Prandaj, Ali Ahmeti u detyrohet shqiptarëve një përgjigje.

Çfarë e shtyu që, nga kërkesa për një shtet shqiptaro-maqedonas, të përfundonte duke pranuar që gjuha shqipe të mos përmendej me emrin e saj?

Gjatë gjithë kësaj kohe, Ali Ahmeti ua shiti shqiptarëve vetëm versionin e vet të Marrëveshjes së Ohrit.

Sa herë që BDI-ja kapej ngushtë për korrupsion, dështime apo pazare në kurriz të shqiptarëve, Ali Ahmeti dilte para shqiptarëve duke përdorur Marrëveshjen e Ohrit. E përdori si mburojë për gjithçka që bëri dhe për shumëçka që nuk e bëri. Këtë vazhdon ta bëjë edhe sot e kësaj dite.

Por Marrëveshja e Ohrit nuk është tapi e BDI-së dhe as pronë e Ali Ahmetit. Ajo është rezultat i sakrificës së një populli të tërë.

Prandaj, shtrohet edhe pyetja e dytë.

Nëse për gjuhën shqipe ke bërë kompromise, çfarë tjetër nuk u ke treguar shqiptarëve?

Të nderuar,

Ndryshe nga BDI-ja, ne Marrëveshjen e Ohrit nuk e përdorim për t’u lavdëruar, por për ta çuar përpara. Për herë të parë pas 25 vjetësh, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat po e shndërrojmë nga parimi kushtetues në LIGJ, ndërsa decentralizimin po e rikthejmë aty ku e ka vendin, në mesin e prioriteteve kryesore. Këto janë dy shtylla të Marrëveshjes së Ohrit që për më shumë se dy dekada mbetën përgjysmë dhe, siç po duket, u bënë kurban i kompromiseve e pazareve politike të Ali Ahmetit.

Sado e dhimbshme të jetë e vërteta, ajo duhet të thuhet. Sidomos kur në emër të shqiptarëve është folur shumë, ndërsa në kurriz të tyre janë bërë edhe më shumë abuzime.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tetova investon në arsim, Kasami: Po ndërtohen shkolla të reja për nxënësit
Next Article Gjimnazi i Tetovës me investime të reja, Kasami: Nga premtimi te puna konkrete
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?