By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Me reforma dhe partneritet të fortë, Maqedonia e Veriut avancon drejt BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Me reforma dhe partneritet të fortë, Maqedonia e Veriut avancon drejt BE-së
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Me reforma dhe partneritet të fortë, Maqedonia e Veriut avancon drejt BE-së

admin
Last updated: 09/07/2026 09:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 korrik, Zhurnal.mk – Takimi i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, konfirmoi edhe një herë se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit dhe se reformat po zhvillohen në partneritet të ngushtë me Bashkimin Evropian, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN.

“Pjesëmarrja e zv. skryeministrit të Parë dhe Ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në këtë takim dëshmon angazhimin e VLEN-it për ta mbajtur agjendën evropiane në qendër të veprimit institucional dhe për të përshpejtuar proceset reformuese që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.

VLEN është e bindur se procesi i integrimit evropian kërkon përkushtim të vazhdueshëm, vendimmarrje të përgjegjshme dhe zbatim të reformave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët. Prandaj, zbatimi i Agjendës së Reformave dhe i Planit të Rritjes mbetet një ndër prioritetet tona kryesore, me synimin që përfitimet e këtij procesi të ndihen nga çdo qytetar përmes institucioneve më efikase, ekonomisë më të zhvilluar dhe një standardi më të mirë jetese.

Bashkëpunimi me Komisionin Evropian do të vazhdojë të forcohet, ndërsa institucionet do të punojnë me përgjegjësi për realizimin e reformave të nevojshme dhe shfrytëzimin maksimal të mundësive që ofron Plani i Rritjes.

VLEN do të vazhdojë të jetë një forcë shtytëse e procesit të integrimit evropian, duke dëshmuar se me punë, përgjegjësi dhe vizion të qartë, Maqedonia e Veriut ecën me hapa të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thonë nga VLEN.

You Might Also Like

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MINTI publikon çmimet e deritave të naftës për ditën e sotme
Next Article Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?