Shkup, 31 gusht – Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti e prezantoi projektin për Qendrën rinore, thuhet në kumtesën e koalicionit VLEN.
Sipas Mexhitit, Qendra rinore do të organizohet në katër nivele funksionale:
Kati i parë: Bibliotekë dhe sallë për ligjerime, e hapur për lexim, hulumtime dhe ngjarje të ndryshme.
Kati i dytë: Qendër digjitale me një laborator për inteligjencë artificiale (IA), kompjuterë dhe trajnim falas për programim, inteligjencë artificiale dhe shkrim-lexim digjital. Ky kat do të përfshijë gjithashtu një hapësirë të përbashkët pune për të mbështetur startape rinore, si dhe program mentorimi “nga të rinjtë për të rinjtë”.

Kati i tretë: STEM akadmei, e cila mdo të ofrojë stërvitje në sferën e teknologjisë, shkencës, artit dhe matematikës.
Kati i katërt: Hapësirë për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative, të dedikuar për të rinjtë, të cilët dëshirojnë lirisht dhe pa pengesa të shprehen.
Qendra rinore do të jetë qendër për gjeneratën e re, ku do të bashkohen arsimi, inovacioni, arti dhe kreativiteti. Ajo do të shërbejë si platformë për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve në Çair”, tha Izet Mexhiti.
