By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Në Spitalin e Gostivarit nuk ka më “urdhra nga lartë” si në kohën e BDI-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Në Spitalin e Gostivarit nuk ka më “urdhra nga lartë” si në kohën e BDI-së
Maqedoni

VLEN: Në Spitalin e Gostivarit nuk ka më “urdhra nga lartë” si në kohën e BDI-së

admin
Last updated: 04/02/2025 13:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Nga koha e Ndryshimit, apo për shtatë muaj, në Spitalin e Përgjithshëm “Ferit Murad” në Gostivar, u bënë mbi 500 mijë euro investime. Investimet nuk ndalen, pasi me dhjetëra projekte janë në realizim e sipër, të cilat BDI nuk arriti t’i bëjë me vite derisa menaxhonte institucionin kryesorë të shëndetësisë në Gostivar.

Janë sjellur shumë aparatura të reja, janë shtuar shërbimet mjekësore me çka dëshmohet se kujdesi kryesorë kanë qenë pacientët, e jo rahatimi i militantëve partiak. Punësimet nga koha e Ndryshimit në Spitalin e Gostivarit nuk bëhen më përmes konkurse partiake siç bëheshin në kohën e BDI-së e as me shkelje të procedurave dhe ligjeve.

Qytetarët nuk harrojnë, dhe kujtojmë vetëm konkursin e fundit para zgjedhjeve i cili ishte skandaloz. Poashtu, qytetarët nuk harrojnë se si në konkurset e BDI-së kuadrot e kualifikuara nuk pranoheshin në punë edhe pse i përmbushin të gjitha kushtet. Qytetarët nuk harrojnë edhe video dëshmitë ku drejtorët e BDI-së thonin se urdhri për mos i pranuar në punë të kualifikuarit “vinte nga lartë”. Argjen Muça për shkurt kohë bëri më shumë se drejtorët tuaj të “përjetshëm” dhe u largua faqebardhë për arsye të cilat ishin personale që i ka bërë të ditura dhe opinioni e di.

Me Besnik Zeqirin, Spitali i Gostivarit do të vazhdojë investimet, do të punësohen njerëz më meritorë pa mos pasur nevojë për libreza partiake, nuk do të ketë skandale dhe borxhi i trashëguar i spitalit prej rreth 400 mijë euro nga koha e BDI-së, do të vazhdojë të ulet.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar institucione publike që u shërbejnë të gjithëve, pa dallim dhe me transparencë të plotë. Qytetarët e Gostivarit meritojnë një sistem shëndetësor të fortë dhe efikas, dhe me Besnik Zeqirin në krye të Spitalit, ky vizion po bëhet realitet.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për “One stop shop” janë në anën e Maqedonisë së Veriut
Next Article Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Karolina Simonovska

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?