By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit
Maqedoni

VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit

admin
Last updated: 26/05/2025 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 maj – VLEN shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zgjodhën të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit.

Ky vendim i tyre nuk është thjesht një qëndrim politik, është një akt i përgjegjësisë qytetare, një kontribut i çmuar në procesin e transformimit të thellë që kemi nisur së bashku. Në një kohë kur interesat personale dhe pazaret e mbyllura tentuan të deformojnë vullnetin e 107 mijë votuesve shqiptarë, këta përfaqësues treguan se nuk mund të blihet apo tjetërsohet integriteti politik.

Deputetë, ministra, drejtorë, funksionarë të lartë partie, kryetarë degësh, drejtues të forumeve rinore dhe të forumit të gruas, aktivistë nga të gjitha trevat po artikulojnë qartë dhe pa ekuivok që nuk janë me klanin dhe planin e Ali Ahmetit, por me qytetarët, me shpresën dhe me projektin e ndryshimit.

Aleanca për Shqiptarët e vërtetë, ajo që ka lindur nga nevoja për një përfaqësim të drejtë dhe dinjitoz të shqiptarëve, sot po gjen veten aty ku e ka vendin natyral, në krah të VLEN-it dhe të qytetarëve që besojnë në ndryshim.

Ky bashkëpunim i ri nuk është vetëm një rreshtim politik. Ai është një bashkim energjish, vlerash dhe përkushtimi për një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ai është dëshmi se asgjë nuk mund të ndalë një projekt që buron nga zemra e qytetarit dhe që synon barazi, drejtësi dhe dinjitet për çdo shqiptar.

VLEN është sinonim dhe realitet i ndryshimit historik. Kemi nisur një proces të pakthyeshëm për të sjellë shpresën aty ku është shuar, për t’i dhënë zë atyre që janë injoruar, dhe për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarit.
Mirë se vini në shtëpinë e përbashkët të ndryshimit!

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zyrtare: Ten Hag, trajner i ri i Leverkusenit
Next Article Nisi “Java e Albanologjisë”, zgjat deri më 30 maj, marrin pjesë 107 studiues nga vendi, rajoni dhe bota

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?