By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Qeverisja e mirë ka emër VLEN, 1.000 produkte me çmime më të lira
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Qeverisja e mirë ka emër VLEN, 1.000 produkte me çmime më të lira
Maqedoni

VLEN: Qeverisja e mirë ka emër VLEN, 1.000 produkte me çmime më të lira

admin
Last updated: 23/02/2025 10:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 shkurt – Nga Koalicioni VLEN, kanë thënë se ata vazhdojnë të angazhohen për t’i garantuar qytetarëve mirëqenie sociale dhe ekonomike më të mirë dhe më të duhur për t’i përballuar shpenzimet e larta që ishin bërë praktikë nga pushteti kaluar.
“Në këtë kohë kur jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë rajonin po përballemi me rritje të çmimeve të produkteve bazë, Qeveria VLEN ka ndërmarrë iniciativë për të kufizuar fitimin e tregtarëve me qëllim që të mbrojmë qytetarët nga zhvatja dhe varfëria.

Të gjithë palët e përfshira duhet ta dinë që tani më ka kaluar koha kur ata kanë bërë çfarë kanë dëshiruar me çmimet duke cenuar xhepin e qytetarëve tanë. Ne që kur kemi marrë pushtetin e kemi konsideruar si përgjegjësi dhe po bëjmë maksimumin që të ofrojmë qeverisje të mirë ashtu siç duhet dhe siç i ka hije.

Kjo nënkupton që tani qytetarët tanë do të blejnë rreth 1.000 produkte me çmime më të lira nga ato çmime që i kanë blerë deri dje. Prandaj, nga ajo ditë që ne jemi në qeveri po e jetësojmë në praktikë ndryshimin që të jetë i prekshëm e i dukshëm për qytetarët.

Në këtë drejtim nga tani e tutje Qeveria VLEN ka kufizuar marzhën e fitimin në 5% te qumështi, buka, mielli i tipit 400 dhe 500, vezët, vaji ushqimor, jogurti dhe kosi. Ndërsa në 10% marzha e fitimit është kufizuar te mishi dhe produktet e përpunuara të mishit, sheqeri, prodhimet e qumështit, margarina, gjalpi, perimet dhe frutat e konservuara, fasulja, orizi dhe brumërat. Ndërsa deri në 15 për qind janë kufizuar produktet higjienike, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnja, pelenat, sapuni, letra e tualetit.

Përmes këtyre masave ne si VLEN vërtetojmë angazhimin tonë për qytetarët dhe mirëqenien e tyre sociale. Ne bashkë me ekspertët e angazhuar vazhdimisht jemi duke krijuar politika për t’i mbrojtur qytetarët nga shpenzimet e larta që po dëmtojnë xhepat e tyre dhe për t’ju garantuar siguri e stabilitet ekonomik”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Moti sot
Next Article Zhduket një vajzë e mitur në Fushë Kosovë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?