By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Revolucion në administratën publike: Avancime, punësime dhe barazi për kuadrot shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Revolucion në administratën publike: Avancime, punësime dhe barazi për kuadrot shqiptare
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: Revolucion në administratën publike: Avancime, punësime dhe barazi për kuadrot shqiptare

admin
Last updated: 23/06/2025 08:44
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – Qeverisja e udhëhequr nga koalicioni VLEN po dëshmon, se ndryshimi i premtuar nuk është thjesht retorikë elektorale, por një proces konkret dhe i prekshëm në transformimin e administratës publike në Maqedoninë e Veriut, transmeton zhurnal.mk.

Në fokus të reformave janë avancimi dhe përfaqësimi i drejtë i kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, ku për dekada është ndjerë mungesa e barazisë dhe meritokracisë. Brenda një kohe të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të guximshëm që kanë rezultuar në vendime konkrete për punësime dhe ngritje në detyrë.

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut në krye të institucionit, janë avancuar katër punonjës shqiptarë me mbi 20 vite përvojë profesionale. Për më tepër, janë në proces edhe dhjetëra punësime dhe promovime të tjera, në një proces që karakterizohet nga transparencë dhe efikasitet.

Një tjetër institucion që ka përjetuar ndryshim të ndjeshëm është EMV – Furnizim me Ngrohje, ku drejtori i ri Ali Ismaili ka nisur fuqizimin e kapaciteteve përmes tre punësimeve të reja dhe tre avancimeve në pozita udhëheqëse për kuadro shqiptare. Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, këto vendime janë bërë mbi baza të meritës dhe jo përmes lidhjeve partiake apo personale.

Ndryshime pozitive vërehen edhe në EM – HEC Treska Shkup, e drejtuar nga Astrit Iljazi, ku është përmbyllur me sukses konkursi për punësim dhe janë nënshkruar kontrata të përhershme me shtatë të punësuar të rinj shqiptarë. Ky është një hap domethënës për krijimin e mundësive për të rinjtë në tregun e punës. Për krahasim, gjatë 10 muajve të fundit janë realizuar 7 punësime nën udhëheqjen e VLEN, ndërkohë që gjatë 22 viteve të qeverisjes nga BDI, numri i punësimeve të shqiptarëve ishte vetëm 17.

Përfaqësuesit e VLEN theksojnë se objektivi i tyre është vendosja e standardeve të reja të qeverisjes: kthimi i besimit të qytetarëve në institucione, garantimi i përfaqësimit të denjë dhe sigurimi i një administrate funksionale, profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Ky është vetëm fillimi. VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, të punojë për barazi reale dhe të garantojë drejtësi për të gjithë,” thuhet në reagimin zyrtar të koalicionit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset i dyshuari
Next Article Ribalanci i buxhetit në RMV: Inflacion më i lartë, përqindje e njëjtë e rritjes së PBB-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?