By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!
Maqedoni

VLEN: Si Grubi ashtu edhe Osmani, vetëm se ky i pari është në arrati!

admin
Last updated: 28/01/2025 15:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – Partisë non grata që tashmë e dimë se për kë është fjala, BDI-së, as anketat e manipuluara nuk po ju kryejnë punë. Hapja e shtabit të ri politik në Çair është gabim në hapa sepse nuk duhet të hapin shtabe për partinë që po rrezikon shkatërrimin. Pra, nga BDI-ja ditë e më shumë po largohen aktivistë, votues e funksionarë. E për të qenë edhe më ironik ky veprim, personi që ka iniciuar hapjen e këtij shtabi dyshohet për korrupsion të thellë. Pra, kjo ngjarje e udhëhequr nga Bujar Osmani, një figurë e diskredituar dhe i përfshirë në skandalin “Pacienti”, bëhet simbol i dështimit dhe i krizës morale të kësaj partie. Për më tepër, lidhja e ngushtë e Bujar Osmanit me Artan Grubin e listës së zezë, një tjetër figurë të kontestuar brenda BDI-së non grata, e thellon më tej këtë krizë. Artan Grubi, tashmë i shpallur non grata nga ShBA-të dhe i cili është arratisur nga drejtësia, përfaqëson degradimin e kësaj partie që dikur pretendonte të ishte përfaqësuese e shqiptarëve. Ky binom i BDI-së non grata Osmani e Grubi është pasqyra e vërtetë e BDI-së. Pra, një gjë nuk duhet të harrojmë që dallimi mes Osmanit e Grubit është vetëm tek vendndodhja e tyre, njëri në arrati e tjetri brenda vendit. BDI non grata mund të hapë edhe shumë shtabe të tjera, por nuk mund të ndryshojë faktin që kjo parti është e kalbur nga brenda dhe ka humbur besimin e shqiptarëve. Shqiptarët tashmë e kanë të qartë se kjo strukturë politike nuk është mburojë e të drejtave të tyre, por një mjet për interesa personale dhe klanore. Në kontrast me degradimin e BDI-së, koalicioni VLEN mbetet e vetmja derë e vërtetë për shqiptarët, që hapet në çdo kohë e për gjithçka. Me një përkushtim të pa kompromis dhe përgjegjësi maksimale, po luftojmë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, me perspektivë, meritokraci e drejtësi. Hapja e shtabeve të BDI-së nuk është asgjë më shumë se një përpjekje boshe për të maskuar dështimet e njëpasnjëshme dhe për të mashtruar anëtarët e paktë që u kanë ngelur. Shqiptarët meritojnë përfaqësim të denjë, të pastër dhe të vendosur për të mbrojtur të drejtat e tyre – një përfaqësim që vetëm koalicioni VLEN po e ofron. VLEN është shtabi, konaku, shtëpia, e çatia e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjykata Kushtetuese PRANON edhe një tjetër nismë kundër LIGJIT PËR GJUHËN SHQIPE
Next Article Qeveria i miratoi 250 milionë eurot për sektorin e biznesit, tani është rradha e bankave dhe kompanive

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?