By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Skandaloze: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Skandaloze: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune
Maqedoni

VLEN: Skandaloze: Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar për një vend pune

admin
Last updated: 18/02/2025 17:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 shkurt – “Valmir Aziri, ish-sekretari shtetëror i Kulturës, ka realizuar një akt të turpshëm dhe të papranueshëm që e turpëron jo vetëm personalisht, por edhe çdo shqiptar. Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, ai nuk nguroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, vetëm për të mundësuar një mundësi përfitimi personale dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e vlerave që na përcaktojnë si komb.

Bashkimi Demokratik për Integrim, që e ka gojën plot me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, nuk hezitoi të shesë çdo vlerë dhe identitet të shqiptarëve kur bëhet fjalë për interesa të ngushta personale. Ky skandal është një reflektim i qartë i hipokrizisë dhe paaftësisë së këtij subjekti politik që vazhdon të përfitojë nga pozitat dhe të manipulojë në kurriz të shqiptarëve.

Pyetje të rëndësishme ngrihen pas këtij skandali: Cila është marrëveshja që e ka shtyrë Valmir Azirin të bëjë një lëvizje të tillë? A është heshtja e tij gjatë kohës që ka shërbyer si sekretar shtetëror pjesë e një agjende për të degraduar dhe margjinalizuar shqiptarët në kulturë? A mund të quhet ndryshe një individ që për interesat e tij është i gatshëm të tradhtojë dhe shesë identitetin e tij?

Ky është një akt që nuk mund të mbetet pa pasoja! Koalicioni VLEN është i vendosur të luftojë çdo tentativë për të manipuluar dhe për të shkelur identitetin shqiptar për interesa të ngushta dhe personale. Kërkojmë llogaridhënie të menjëhershme për këtë skandal të rëndë dhe angazhohemi të sigurojmë që individë si Valmir Aziri të mos kenë vend në institucionet që duhet të mbrojnë interesat dhe vlerat e shqiptarëve.

Ky është një mesazh i qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund të tradhtojnë kulturën dhe identitetin shqiptar për përfitime personale: Koalicioni VLEN nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të mbrojë interesat e shqiptarëve dhe integritetin tonë kombëtar!”, thuhet në njoftimin e VLEN-it

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article LD-ja po e ndihmon vetingun e BDI-së, njerëzit e pastër të BDI-së po kalojnë në LD!
Next Article Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?