By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve
Maqedoni

VLEN: Tetova çdo ditë e më tepër ndjehet e pasigurt, rritet numri i krimeve dhe incidenteve

admin
Last updated: 21/04/2024 15:16
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 21 prill – “Qytetarët e Tetovës për çdo ditë e më tepër ndjehen më pak të sigurt. Ata janë tepër të shqetësuar për kaosin që rritet vazhdimisht, falë mosfunksionimit ose po mosveprimit të qëllimshëm të Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë.

Tema kryesore të cilat diskutohen mes tetovarëve janë arratisja nga burgu e personave të rrezikshëm dhe të dënuar për vepra të rënda kriminale.

Të shtëna me armë në mes të rrugëve të qytetit, të shtëna me armë nëpër tubime, aksidente dhe kaos nëpër qytet, e deri më tani asnjë masë për parandalimin e tyre dhe izolimin e personave të rrezikshëm.

Po ashtu, ka edhe rritje të madhe të dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas, por edhe këtë raste që denoncohen në polici aspak nuk trajtohen nga SPB-Tetovë, e as nga institucionet tjera përkatëse të pushtetit qëndror.

Siç po shihet në media dhe në rrjete sociale, SPB Tetovë është e fokusuar vetëm tek organizimi i tubimeve të BDI-së dhe tek pjesëmarrja sa më e madhe e pjesëtarëve të policisë nëpër tubime.

Ndërsa qytetarët, na informojnë se nga punonjës të policisë marrin thirrje telefonike të cilët i ftojnë që të marrin pjesë nëpër tubime, ose i urdhërojnë se si duhet të votojë.

Policia nuk është organ partiak, por është institucion që duhet të kujdeset vetëm prë sigurinë e qytetarëve nga të cilët edhe paguhet. Ndërsa ne sot, u dërgojmë apel të gjithë qytetarëve të Tetovës që të mos u nënshtrohen kërcënimeve të policëve partiak. Ndërsa nënave dhe motrave tona u bëjmë apel që të mos dorëzohen e mos frikësohen sepse ndryshimi që VLEN po vjen dhe me 24 prill dhe 8 maj këtyre veprimeve komuniste do tu vijë fundi së shpejti.”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bora zbardhi Strazhën
Next Article Zgjedhjet, mbi 1000 vëzhgues dhe gazetarë të huaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?