By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin!
Maqedoni

VLEN: Zero tolerancë për krimin dhe korrupsionin!

admin
Last updated: 17/12/2024 12:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Aksionet policore në goditje të korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dëshmi se lufta ndaj personave të kriminalizuar do të jetë e pakompromis dhe nga tani e tutje do të ketë zero tolerancë, pa dallim etnie apo pozite. Partia nongrata BDI po e përfundon regjimin e saj në mënyrën më të keqe të mundshme!

Hija e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe klika e BDI-së shfrytëzoi çdo ditë të këtyre dy dekadave për të pasuruar xhepat, për të vjedhur dhe për të abuzuar me pushtetin, duke u bërë sinonim i krimit dhe korrupsionit. Sot, pasojat janë të qarta, mijëra shqiptarë janë detyruar të braktisin vendin e tyre për një jetë më të mirë.

VLEN është e vendosur të mbështesë një luftë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar për ndërtimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm që ndalon këtë eksod dhe siguron një të ardhme më të mirë për çdo shqiptar.

Që nga momenti kur jemi bërë pjesë e Qeverisë, kemi hasur në shkelje të rënda dhe parregullsi në çdo fushë dhe institucion. Pavarësisht këtyre sfidave, VLEN po punon me përkushtim të plotë për ta shndërruar këtë sistem të dështuar në një sistem funksional dhe efektiv, që u shërben qytetarëve dhe jo grupeve të interesit.

Përshëndesim zgjimin e prokurorisë, e cila më në fund duket se po fillon të bëjë punën e saj në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë e qytetarëve. Ikja nga drejtësia e liderëve të bixhozit, hijes së Ali Ahmetit, Artan Grubit dhe Përparim Bajramit, të prezantuar si “të pastër si loti”, është një konfirmim tjetër se sa shumë ata kanë keqpërdorur pushtetin.

U garantojmë të gjithë qytetarëve se ata që kanë ushtruar detyrën e tyre me ndershmëri dhe profesionalizëm nuk kanë asgjë për t’u frikësuar. Koha e montimeve dhe eliminimeve politike ka përfunduar. Institucionet janë të përkushtuara të trajtojnë çdo rast në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, duke u fokusuar te shkelësit e ligjit, pa bërë dallime.

VLEN është shpresa e shqiptarëve!

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Deri të premten mot stabil, gjatë fundjavës me reshje të shiut
Next Article Hajdari: Kosova do të bëhet më konkurruese në tregjet ndërkombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?