By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VMRO-ja, ZNAM dhe “E Majta” shkarkuan Ilire Dautin nga kreu i komisionit parlamentar për shkak të Ligjit të Branitellave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VMRO-ja, ZNAM dhe “E Majta” shkarkuan Ilire Dautin nga kreu i komisionit parlamentar për shkak të Ligjit të Branitellave
Maqedoni

VMRO-ja, ZNAM dhe “E Majta” shkarkuan Ilire Dautin nga kreu i komisionit parlamentar për shkak të Ligjit të Branitellave

admin
Last updated: 10/01/2025 18:37
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Me 61 vota “Për”, 22 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, deputetët e VMRO-DPMNE-së, Lëvizjes Znam dhe Të Majtës, shkarkuan Ilire Dautin si kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj. Kundër votuan deputetët e Frontit Evropian dhe koalicionit VLEN. Ndërkohë LSDM, që në fillim të seancës braktisi sallën dhe nuk deshën të bëhen pjesë e siç thanë, lojërave politike për ndarje etnike.

“Më duhet të them se nuk do ta mbështesim as interpelancën për Ilire Dautin sepse konsiderojmë se faji nuk qëndron te ajo sa i përket mos caktimit të seancës. Këtu fajin e ka vetëm një person, ai është kryetari i Kuvendit Afrim Gashi i cili ka standarde të dyfishta për sjellje të vendimeve të tilla. Dhe për këtë njoftoj se nuk do të marrim pjesë në debat dhe nuk do të votojmë “PRO” dhe thërras kolegët të braktisim seancën” tha Oliver Spasovski – LSDM.
Interpelancën kundër Dautit, nuk e mbështetën as koalicioni VLEN.

“Unë nuk shoh ndonjë shkelje të koleges Ilire Dauti në komisionin për politikë sociale, e shoh të paarsyeshme këtë interpelancë dhe ne si koalicion VLEN nuk do ta mbështesim këtë interpelancë”, u shpreh Imërlije Saliu – VLEN.

Duke prezantuar interpelancën, nga E Majta thonë se Dauti ka shkelur disa nene të Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit.

“Kryetarja e komisionit për politikë sociale nuk ka thirrur seancë për ligjin e branitellave me çka ajo shkeli nenin 62 paragrafin 3 të Kushtetutës, nenin 14 paragrafi 1 alinea 5 të Kushtetutës dhe nenet 126 dhe 176 të rregullores së Kuvendit, gjegjësisht deputetëve ua shkurtoi të drejtën për fjalë dhe të intervenojnë me amandamente për këtë ligj dhe të drejtën të marrin pjesë në punën e trupave punues të Kuvendit, tha Sashko Jançev – E Majta.

Deputetja Dauti, tha se faji i saj i vetëm është se ka qëlluar shqiptare dhe lufton për të drejtat e veta.

“Me shkarkimin tim sido që të jetë epilogu nuk zgjidhet çështja dhe kjo problematikë. Prandaj kërkesa ime është të ulemi të gjithë bashkë të ripërpunojmë ligjin duke përfshirë palët nën të njëjtat kushte. Edhe forcat e sigurisë edhe ish ushtarët e UÇK-së nën përkujdesjen financiare nga shteti sepse fundja këtë të gjithë e kemi pranuar me përfundimin e konfliktit të armatosur apo luftës në vitin 2001, kur nënshkruam marrëveshje të përbashkët”, u shpreh Ilire Dauti – Kryetare e komisionit.
Në debatin për Dautin partitë u përplasën për tema të ndryshme si për të drejtat e shqiptarëve, ashtu edhe për branitellat e UÇK-në./Alsat.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jovanka Trençevska zgjidhet kryetare e Klubit Parlamentar të Grave
Next Article Lista Serbe “i ka plotësuar disa kushte” të shpallet terroriste, thotë Hoxha

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?